• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO JETË NJË KRYEBASHKIAK I SHKËLQYER”/ Donald Trump shtrëngon duart me Zohran Mamdani
Home
Nderkombetare

“DO JETË NJË KRYEBASHKIAK I SHKËLQYER”/ Donald Trump shtrëngon duart me Zohran Mamdani

22 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua me kryebashkiakun e sapozgjedhur të qytetit të New York, Zohran Mamdani, në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump pasi shtrëngoi duart me Zohran Mamdani u shpreh se ky i fundit “do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”.

“Kemi një gjë të përbashkët”, tha Trump gjatë konferencës për mediat. “Duam që qyteti ynë, të zhvillohet. Dhe doja ta përgëzoja kryetarin e bashkisë. Ai me të vërtetë zhvilloi një garë të jashtëzakonshme kundër, e dini, shumë njerëzve të zgjuar, duke filluar me zgjedhjet e hershme paraprake kundër disa njerëzve shumë të fortë. Dhe ai i mundi ata, i mundi lehtësisht. Unë e përgëzova, dhe folëm për disa gjëra shumë të përbashkëta, si strehimi dhe ndërtimi i banesave, ushqimi dhe çmimet. Ne do ta ndihmojmë atë që ta bëjë realitet ëndrrën e të gjithëve, të kemi një New York të fortë dhe shumë të sigurt”.

Ndërkohë presidenti amerikan u shpreh për kryetarin e zgjedhur: “U takova me një burrë që është një person shumë racional. U takova me një burrë që me të vërtetë dëshiron ta shohë New York të jetë përsëri i madh… Mendoj se ai mund ta kthejë atë… Do të bëj tifo për të.”

Ndërsa kreu i zgjedhur i bashkisë së New York u shpreh se gjatë bisedës në zyrën Ovale diskutuan për strehimin dhe mënyrat për të përmirësuar qytetin.

“E vlerësova kohën që kalova me Presidentin. E vlerësova bisedën. Pres me padurim të punojmë së bashku”, theksoi Zohran Mamdani.

Duke shtuar se: “Mendoj se unë dhe Presidenti Trump jemi shumë të qartë në lidhje me qëndrimet dhe pikëpamjet tona. Dhe, sinqerisht, kjo është diçka që mund të transformojë jetën e 8.5 milionë njerëzve që aktualisht po përballen me një krizë të kostos së jetesës, me një në katër që jetojnë në varfëri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PEZULLUAR NGA DETYRA/ Belinda Balluku shkon në GJKKO
Previous article SHOQËROHEN NGA POLICIA/ Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT