• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Do jem duke menduar për ju”, letra pikëlluese që i dërgon të birit e ëma e vrarë në Holokaust
Home
Jetë

“Do jem duke menduar për ju”, letra pikëlluese që i dërgon të birit e ëma e vrarë në Holokaust

25 May, 2018 Ina.Autor Jetë

Një i mbijetuar i Holokaustit, më në fund ka lexuar dhe ka botuar letrën e shkruar nga e ëma e tij, e cila u vra nga nazistët në kampet e përqendrimit.

Vilma Grunvald ia doli të nxirrte një letër jashtë kampit, me ndihmën e një prej rojeve, i cili ia dha më pas burrit të saj. Sot Frank, djali i saj, flet për eksperiencën në kamp dhe bën të mundur publikimin e letrës në muze.
“Ne rrinim të gjithë në rresht për një, përballë doktorit famëkeq të SS-ve Josef Mengele, ose siç quhej ndryshe Engjëlli i Vdekjes, i cili vendoste dhe na përzgjidhte në duhet të jetonim apo të vdisnim.”

“Vëllai im, katër vjet më i madh, ishte invalid dhe për atë u vendos se duhet të vdesë. Dhe për shkak se unë isha akoma nën 12 vjeç, u futa gjithashtu në rreshtin e atyre që do të shfaroseshin.”

Një nga të burgosurit e tjerë e kapi më forcë Frankun nga rradha dhe e vendosi atë midis djemve më të rritur, duke i shpëtuar kështu jetën. Megjithatë, duke ditur që djali i saj i madh do të duhej të përballej me dhomat e gazit i vetëm, mamaja e tij qëndroi me Johnin.

Në ditët në vijim, Vilma i shkroi burrit të saj një letër, Kurtit, i cili ishte ndarë nga ata dhe ishte futur në një kamp mjekësor sepse ai ishte doktor.

Ajo gjeti një roje që ishte i gatshëm të nxirrte letrën jashtë, e më pas letra e gjeti vetë rrugën për tek ai.

Disa muaj më vonë, Franku u lirua nga Auschwitz-i bashkë me të tjerët dhe u ribashkua me të atin.
Kurti i tregoi Frankut për letrën nga e ëma, por djali i ri nuk e lexoi atë nga frika e mërzitjes prej saj.

Ata u vendosën së bashku në New York, dhe pas vdekjes së babait të tij në 1967, Frank trashëgoi letrën.
Ai e lexoi letrën dhe u prek tejmase nga pozitiviteti i mamasë së tij edhe përballë vdekjes, dhe forcës së saj të karakterit.

Në letër shkruhet:
“Ti, i vetmi për mua, i dashur, në izolim ne presim vetëm errësirën. Ne e konsideruam edhe mundësinë për t’u fshehur por vendosëm të mos e bëjmë, sepse është e pashpresë. Kamionët e famshëm janë këtu dhe ne po presim që të nisen. Unë jam shumë e qetë. Ti, i dashuri im i vetëm, mos e fajëso veten për këto që ndodhën, ky ishte fati ynë. Ne bëmë aq sa mundëm. Qëndro i shëndetshëm dhe më dëgjo mua kur të them se koha shëron çdo gjë- e nëse jo plotësisht, atëherë pjesërisht. Kujdesu për djalin tonë të vogël por mos e përkëdhel më shumë se duhet me dashuri. Të dy ju, jetoni mirë të dashurit e mi. Unë do të jem duke menduar për ju. Ju uroj një jetë të mrekullueshme, ne tani duhet të zbresim nga kamionët. Në përjetësi, Vilma.”

Një studim i kryer nga historiani Franciszek Piper, bazuar në të dhënat e numrit të rrugëve që kanë bërë trenat dhe të internuarit e të dëbuarit, numërohen afërsisht të paktën 1.1 milion vdekje në total, me minimumin 960,000 prej tyre vetëm hebrenj./LadBible-Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sondazhi i KE zbulon surprizën, bie miti me të cilin mburreshin shqiptarët
Previous article 9 futbollistët që kanë luajtur për Real Madrid dhe Liverpool

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT