• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO IZOLOHEMI SËRISH? Skënder Brataj zbulon se çfarë ndodh në rast të një vale të dytë të COVID-19
Home
Sociale

DO IZOLOHEMI SËRISH? Skënder Brataj zbulon se çfarë ndodh në rast të një vale të dytë të COVID-19

9 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk e përjashton mundësinë e një vale të dy infektimesh masive nga COVID-19 në vjeshtë.  Duke folur për të dhënat e fundit, ku ka pasur 36 raste, Brataj tha se një gjë e tillë pritej pas heqjes së masave kufizuese.

“Nuk jemi në situatë serioze, por treguesit nuk janë të mirë për atë se çfarë mund të paraqitet përpara. Në këto momente nuk do të ketë masa, ne e dinim që do të kishte një rritje të numrit të të infektuar nga hapja, pasi do të kishte kontakt mes njerëzve”, u shpreh doktori.

Z. Brataj theksoi se duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm, pasi ende nuk është fituar imuniteti i popullatës dhe s’ka vaksinë për virusin. “Duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët. Problemi i këtij virusi është se nuk ka shumë studime dhe vetë pandemia nuk ka mbaruar”, paralajmëroi kreu i Urgjencës Kombëtare.

“Askush nuk e përjashton mundësin e një vale të dytë në vjeshtë. Ekspertët thonë disa skenarë dhe mes të cilëve mund të jetë kjo pasi mund të ketë një valë të dy infektimesh dhe mund të kërkohen masa. Por ka skenarë të tjerë më të lehtë nga imunizimi i popullatës. Jam optimist për gjetjen e një vaksine, pasi janë përkushtuar fuqi të mëdha dhe janë bërë prova të 3-4 modele vaksinash”, shtoi ai.

Sipas tij nevojitet që rreth 60-70 e popullsisë të fitojë imunitet në mënyrë që virusi të mos rikthehet më. Brataj tha ndër të tjera se, aktualisht vendi ynë ka vatra dhe jo zona të infektuara që e bën më të lehtë kontrollin dhe gjurmimin e rasteve.

Vetë Brataj është një prej mjekëve që e ka kaluar coronavisurin. Ai tregoi se skanerin e parë të mushkërive, kolegët nuk ia treguan pasi virusi i kishte dëmtuar rëndë ato. Por, ai shtoi se skaneri i tyre tregoi se indi i mushkërive ishte rikuperuar.

Për akuzat se QSUT është kthyer në vatër të infeksionit, ai tha se, në Itali “në këtë momente ka 25 mijë të infektuar në personel mjekësor”. Infektimi i mjekëve tha ai vjen kryesisht nga kontakti me pacientë që nuk kanë simptoma të COVID.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QAN “HALLET” NË EMISION/ Kryemadhi: Atë që kam vuajtur unë nuk dua ta kalojnë fëmijët e mi! Rama, Basha apo Berisha vjedhin me vetëdije
Previous article STUDIMI/ Si ndikon grupi i gjakut te koronavirusi, ja njerëzit që preken më rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi... Aktualitet

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi...

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici Aktualitet

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT