• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO ISHIM USHQIM PËR MACEN PO TË MOS…”/ Rama flet për ‘qasje taktike’: Hapja jo njësoj në të gjithë vendin. Si do funksionojë
Home
Politikë

“DO ISHIM USHQIM PËR MACEN PO TË MOS…”/ Rama flet për ‘qasje taktike’: Hapja jo njësoj në të gjithë vendin. Si do funksionojë

22 April, 2020 k.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot për mënyrën se si do bëhet hapja në të gjithë vendin, duke folur për qasje taktike. Ai tha se hapja nuk do jetë njësoj në të gjithë vendin, zonat me më pak risk do të hapen më shpejt apo ku ka më shumë rrezik nga koronavirusi do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa për Tiranën e Durrësin foli për lehtësim të moderuar.

“Po e filloj nga pseja duke e përsëritur që virusi nuk ikën pse ne rrimë mbyllur. Është aty mbrapa derës së secilit prej nesh dhe sapo dalim nga dera apo hapim derën e vendit tonë jemi të predispozuar nga mundësia që ai të na godasë. Deri sa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm. Kjo do të thotë që deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do ngjajë me normalitetin që ishte përpara, Shqipëria, rajoni do ndryshojnë.

Ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njeri-tjetrit pa u zhdukur ky armik. As nuk mund të rrimë mbyllur pa fund.

I bëhet tamam si ajo shprehja luan macja me miun. S’mund t ë rri brenda se ngordh kur del duhet të mos bëhet ushqim për macen. Do kishim pasur fatin e atij miut të pavëmendshëm po të mos kishim kaq të shpejtë e të vëmenshëm kur ky armik na erdhi në derë si një mace. Duhet të hapemi me kujdes, kudo por jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Po ta shohim bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit, Evropës, botës hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht. Numri i të vdekurve për 1 mln banorë dhe numri i pacientëve në terapi intensive në raport me numrin e të infektuarve. masat kanë funksionuar, falë qeverisë por mbi të gjitha falë qytetarëve shqiptarë, keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaja. Po të shohim hartën e Shqipërisë vala e goditjes së armikut nuk ka qenë kudo e njëjtë gjë që do të thotë se nëse e hapim njësoj do kushtonte të gjithëve njësoj një kthim mbrapa/. Duke u hapur të gjithë njësoj numri i pacientëve rritet. Ne do të hapim kudo por jo njësoj. në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku sot risku është shumë i ulët mund ta hapim. Kurse në zona si Kruja nuk mund të hapim. Në zona si Tirana apo Durrësi, lehtësim të moderuar. Kjo qasje taktike do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj dhe do na garantojë një hapje të sigurt dhe me risk shumë të ulët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAST I RRALLË NË ITALI/ 23-vjeçarja ende pozitive me koronavirus edhe pas 55 ditësh
Previous article "NË GREQISHTEN E VJETËR IDIOT QUHEJ..."/ Rama reagon për gjyqin ndaj BILD: Në Mynih kaluam aq bukur me shefat editorialist sa...

k.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT