Drejtuesi elektoral i qarkut të Lezhës për PD, Mark Marku dhe Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti zhvilluan një debat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Marku dhe Gjylameti debatuan, në lidhje me mënyrën se si secila prej forcave që ata përfaqësojnë do të paraqitet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Përfaqësuesi i PD-së ka dalë nga vetja si edhe në disa raste të tjera dhe ka shp ërthyer në su lme të ulëta ndaj deputetes Gjylameti duke i thënë se po të ishte në vend të saj do të ishte hedhur nga godina e parlamentit dhe të vdiste nga turpi. Sjellja agresive dhe aspak e përshtatshme, qofte për ambientin dhe atë çfarë Marku përfaqëson, nuk iu ka shpëtuar komentuesve të cilët kanë ‘shpërt hyer’ në rrjetet sociale. Në postimin e faqes zyrtare të emisionit “Opinion” komentuesit e kanë ironizuar Markun dhe për partinë që ai përfaqëson dhe detyrën e tij si pedagog ndërsa kanë ‘duartrokitur’ deputeten socialiste për përgjigjen e saj me finese dhe edukate.
Komentet: