• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO I DEMOSTROJMË BOTËS…”/ Putin ftesë presidentit kinez: Ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë
Home
Nderkombetare

“DO I DEMOSTROJMË BOTËS…”/ Putin ftesë presidentit kinez: Ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë

30 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se “pret që presidenti kinez Xi Jinping të bëjë një vizitë shtetërore në Kremlin në pranverën e vitit 2023”, e cila do të ishte një shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini.

Në fjalën hyrëse në video-konferencë mes dy liderëve të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha: “Ne ju presim, i nderuar kryetar, i dashur mik, ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë”.

Ndërsa shtoi se vizita “do t’i demonstrojë botës afërsinë e marrëdhënieve ruso-kineze”.

Putin tha se marrëdhëniet Rusi-Kinë po rriten si një faktor stabilizues dhe se ai synon të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

Në përgjigje, Xi tha se Kina ishte e gatshme të rriste bashkëpunimin strategjik me Rusinë në sfondin e asaj që ai e quajti një situatë “të vështirë” në botë në përgjithësi.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës, të cilat të dyja palët e kanë përshëndetur si një partneritet “pa kufij”, ka marrë një rëndësi të madhe që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt.

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i fushatës ushtarake të Moskës, në vend të kësaj duke theksuar nevojën për paqe.

Eksportet ruse të energjisë në Kinë janë rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i konfliktit, me Rusinë që është furnizuesi i vetëm më i madh i naftës në Kinë.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë që mund të provokojë sanksione perëndimore kundër Kinës.

Në një samit të shtatorit në Uzbekistan, Putin pranoi “shqetësimet” e homologut të tij kinez për situatën në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR MASHTRIM ME PASOJA TË RËNDA/ Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e ministrisë
Previous article "TANI E HOQËM TITULLIN PERVERS, KEMI KATIL"/ Luizi debat me Tean: Jam gjithmonë 3 lëvizje para teje

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT