• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO FLAS NË…”/ Zbardhet dëshmia e Gert Shehut që dhunoi Berishën! Gazetarja jep detaje: Raporti mjekësor s’është kërkuar në formë ligjore
Home
Breaking News

“DO FLAS NË…”/ Zbardhet dëshmia e Gert Shehut që dhunoi Berishën! Gazetarja jep detaje: Raporti mjekësor s’është kërkuar në formë ligjore

7 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Do flas në një moment të dytë, sepse nuk jam mirë nga gjendja shëndetësorë”, kështu ka deklaruar Gert Shehu, 31-vjeçari i cili dhunoi me grusht Sali Berishën, ditën e djeshme gjatë protestës.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje për ngjarjen e një ditë më parë, ndërsa thotë se mjekët e Spitalit të Traumës i kanë konfirmuar se nga goditjet Shehu ka pasuar një krisje në hundë dhe nuk ka rrezik për jetën. 31-vjecari po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa theksoi se “ajo që dihet paraprakisht është se prokurori i çështjes ka ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe të plagosjes së lehtë”.

Lala u shpreh se paraprakisht gjasat janë që masa për Gert Shehun pritet të jetë ajo e arrestit me burg.

“Për cilën arsye është goditur Berisha dhe a ka pasur persona të tjerë që e kanë shtyrë, sepse deri tani është parë vetëm akti dhe janë ngritur dyshime dhe si nuk ishte pikasur nga forcat e policisë, në një kohë kur siguria ishte në nivelet më të larta. Në këtë kuptim do ketë edhe një hetim, por policia ende nuk e ka të qartë motivin”, theksoi Lala.

Pavarësisht akuzave politike, gazetarja tha se është Prokuroria ajo që do të dalë me përfundim, por theksoi se mund të mbyllen e hetimet por pa dalë me një përfundim.

Sa i takon raportit mjekësor, Lala u shpreh se ai raport që qarkulloi ditën e djeshme nuk është marrë në formën e kërkuar ligjore.

“Një raport mjekësor që është shpërndarë ditën e djeshme në media nuk është marrë në formën e kërkuar ligjore, që të përcaktohet nëse Gerti Shehu ka ose jo probleme të karakterit mendor apo vuan nga probleme të kësaj natyre. Do të jenë ekspertët që do caktohen nga prokurori i çështjes, Dritan Nushi krahas ekspertizës mjeko ligjore për të përcaktuar se dëmtimet që ai ka pësuar gjatë goditjes, do të jetë edhe një akt tjetër që do të kryhet nga një grup ekspertësh për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Dhe do të jenë ekspertë të fushave të ndryshëm që do ta kryejnë këtë akt brenda afateve.

Sipas policisë ai dokument është shpërndarë nga familjarët e personit që kreu dhunën. Parë në këtë këndvështrim nuk ka asnjë fuqi ligjore dhe duke mos ditur mënyrën si është lëshuar ky dokument, policia dhe prokuroria e kanë marrë me dyshim. Edhe mjeku do të thirret dhe është bërë gati një fletë thirrje për të dhënë shpjegime, po ashtu prokuroria do të sekuestrojë të gjithë regjistrat e Gerti Shehut dhe do të shihen të gjitha rekomandimet. Nëse mbetet vetëm ky raport, atëherë nuk ka vlerë ligjore”, shpjegoi Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Anglia i vë prangat të riut shqiptar: Trafikon bashkëkombës me gomone
Previous article ISHTE NISUR NGA BRAZILI/ Europol ndalon anijen me 5.6 ton “të bardhë”, kapte vlerën “e çmendur” në treg

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT