Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të fortë strukturave të partisë së saj, të nisin aksionin e gjerë derë me derë në cdo familje shqiptarësh, për të përmbysur klikën e Ramës, që sipas saj, “ka uzurpuar jo vetëm PS, por shtetin dhe vendin”.
Në një takim me strukturat në Elbasan, ajo ka theksuar prerë: “Mos mendoni se Rama do ikë vetë, nuk mbaron pilafi në kazan, atë do ta largojmë ne, nuk e largojnë partitë politike por do ta largojnë shqiptarët, dhimbjen nuk e ndjemë ne, as deputetët, por shqiptarët, familjarët”.
Ajo i ka bërë thirrje Ramës “ t’i bëjë llogaritë mirë, se do të ketë o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund. Rama të mendojë mirë, sepse do ta ngrenë zgupthi, jo burrat, por gratë, sepse e kanë ndarë mendjen”.


