• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO E DONIT NJË FTESË NGA BASHA PËR NË PD?” Patozi: Jo nuk e dua, s’i përkas asaj partie, s’dua të flas për të. Me Berishën nuk…
Home
Intervista

“DO E DONIT NJË FTESË NGA BASHA PËR NË PD?” Patozi: Jo nuk e dua, s’i përkas asaj partie, s’dua të flas për të. Me Berishën nuk…

25 June, 2020 F.autor Intervista, Politikë

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha sot gjatë edicionit informativ në report tv, se edhe nëse Basha do e ftonte për t’u rikthyer në PD, ai nuk do pranonte, pasi ata kanë bindje të ndryshme dhe aderojnë tashmë në parti të ndryshme.

Njejtë foli edhe përsa i përket ish-kryeministrit Berisha. Patozi tha se nuk ka komunikim të vazhdueshëm me të, por rrallë herë kur shkëmbehen.

Përsa i përket znj.Topalli, Patozi tha se ajo është e mirëpritur në partinë e tij.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për lidershipin e z.Basha dhe lëvizjet e fundit brenda PD-së?

Patozi: Nuk kam asnjë mendim, nuk dua të flas për këtë. Unë nuk i përkas më asaj partie, ajo parti tjetër. Kështu s’më takon të flasë se çfarë po bën PD-ja, po hapet apo po mbyllet. Do flisja për PD-në dhe PS-në vetëm nëse i zënë rrugën Shqipërisë.

Pyetje: A do i përgjigjeshit pozitivisht një ftese të Bashës për t’u rikthyer në PD?

Patozi: Kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë nuk ka ndodhur. Kur ngjarja të ndodhë…unë e thashë s’kam punë me PD, ajo është parti tjetër.

Pyetje: Në rregull, po e formuloj ndryshe pyetjen, a do e dëshironit një ftesë nga z.Basha?

Patozi: Jo nuk e dua. Sot z.Basha është në anën e gabuar të historisë, nesër nuk e di, por sot është në anën e gabuar sepse po kërkon së bashku me Ramën të mbajë me thonj këtë statuskuot politike.

Pyetje: A mbani komunikime me Berishën?

Patozi: S’kemi shumë arsye se dhe ai me çfarë po kuptoj është paksa i tërhequr, por komunikojmë sa herë shkëmbehemi. Jemi parti të ndryshme.

Pyetje: Ka partia juaj të njejtat bindje me partinë ku aderon z.Berisha?

Patozi: Po të kishim të njejtat bindje do ishim në një parti akoma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARKU RRITET DITA-DITËS! Shtatzënia ka sjellë ndryshime të dukshme tek Olta Gixhari (FOTO)
Previous article COVID-19/ Alarmi që vjen nga grumbullimi në funerale. KATËR raste në Kukës dhe KATËR në Delvinë vetëm sot

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT