• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO BËJ KALLËZIM PENAL”/ Braçe parlajmëron drejtorinë e Tatimeve dhe AKU: Nuk kthejnë përgjigje, mbaj unë përgjegjësi për…
Home
Politikë

“DO BËJ KALLËZIM PENAL”/ Braçe parlajmëron drejtorinë e Tatimeve dhe AKU: Nuk kthejnë përgjigje, mbaj unë përgjegjësi për…

19 February, 2026 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal për institucionet shtetërore, të cilat nuk i përgjigjen kërkesave për dhënie informacioni.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe përmendu AKU-në dhe Drejtorinë e Tatimeve, ku tha se “konfidencialiteti” nuk është arsye për mos-dhënie informacioni.

Erion Braçe: Ministrja e Arsimit është këtu dhe ky është problem i Parlamentit dhe jo i ministres. Çështja që më intereson ka të bëjë me hapjen e shkollës Edith Durham, që nuk është hapur ende. Këtu në sallë shfrytëzohet koha për çështje që s’janë fare në rendin e ditës dhe për çështje të rëndësishme këtu koha është me racion. Po ju them, kam kërkuar më 2 shkurt, afati që jep rregullorja është 3 javë, ndërkohë që andej janë 850 nxënës që shkojnë në turnin e dytë, 1700 gjyshër që çojnë fëmijët pasdite dhe duan përgjigje kur hapet shkolla, 1 janari.

Kam bërë një kërkesë për interpelancë, mbivendosen dhe dalin jashtë afatit. Nuk janë me racion, instrumenti parlamentar nuk mund të përdoret me racion. Pasi është tejkaluar çdo lloj afati me Drejtorinë e Tatimeve, AKU, do të shkojmë drejt kallëzimit penal, që është legjitim. Përgjegjësia për konfidencialitetin është e imja, nuk kam kërkuar asgjë përveçse një listë me emrat e kompanive që janë kontrolluar. “Konfidenciale”.

Niko Peleshi: Është e vërtetë që jemi në kufijtë e afatit, është parashikuar në seancën e radhës. Ju siguroj që nuk është çështje e Kuvendit. Duke respektuar edhe axhendën e Kuvendit dhe të ministres, është kërkuar koha e nevojshme. Ju sigurojmë që në seancën e radhës do të rezervojmë kohën për pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit. Sa i përket pjesës tjetër, përgjigjja ndaj kërkesës për informacion, bashkohem me ju. Duhet të respektojnë ligjin për transparencë dhe dhënie informacioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERPELANCA PËR PARKUN "DURANA"/ Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…
Previous article "MË PARË PS PËRFAQËSOHEJ NGA NANO DHE AGOLLI, TANI..."/ Zegjineja i përgjigjet Topallit: T’ia dish për nder doktorit Jozefinë se Luli të nxori për zhelesh

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT