Rinis në ditën e tretë operacioni për nxjerrjen e katër fëmijëve dhe trajnerit
Ora 10:00/ Video nga operacioni i ditës së sotme.
*************************************************************************************************
Ora 09:27/ Video nga operacioni i ditës së sotme.
*************************************************************************************************
Ora 09:19/ Video nga operacioni i ditës së sotme.
************************************************************************************************
Familjet vizitojnë katër djemtë e parë në spital.
Katër djemtë e parë që u shpëtuan të dielën u vizituan nga familjet e tyre të hënën natën.
Ata u mbajtën të izoluar nga frika e infeksioneve që mund të kishin marrë në shpellë.
Të martën në mëngjes, Sekretari i Ministrisë së Shëndetit Publik , Jesada Chokedamrongsuk u tha gazetarëve se tetë djemtë janë shëndosh e mirë, dhe në gjendje të mirë mendore.
Dy nga katër djemtë të cilët u shpëtuan të dielën iu dhanë antibiotikë pas shfaqjes së shenjave të pneumonisë.
“Të katër djemtë nga grupi i parë i shpëtuar tani mund të ushqehen normalisht.Djemtë do të mbahen në spital nën vëzhgim për një javë”, tha ai.
“Djemtë janë shumë shumë të uritur, po kërkojnë të gjitha llojet e ushqimit,” tha Step Vaessen i Al Jazeera, duke raportuar nga Chiang Raid.
*************************************************************************************************
Sot mund të nxirren nga shpella vetëm katër djemte e trajnerit 25-vjeçar do t’i duhet të kalojë një tjetër natë natë në burgun nëntokësor.
Pasi zyrtarët e misiont këshilluan trajnerin 25-vjeçar që të kalonte edhe një natë tjetër në shpellë pasi sot do të mund të nxirreshin vetëm katër djem për ta bër misionin më të lehtë ka rëaguar Guvernatori i vendit,: Katër djemte dhe trajneri do të nxirren sot nga shpella. Ju lutemi na mbështesni moralisht.
*************************************************************************************************
Katër djemtë e mbetur dhe trajneri i tyre mbeten të ngecur në shpelle në pritje të rinisjes së operacionit në ditën e tretë.
Që prej të hënës 8 djem u nxorrën dhe po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Chiang Rai”, rret 60 kilometër larg.
Më poshtë të rejat më të fundit lidhur me operacionin:
Ora 07:45/”Rinis operacion në ditën e tretë në orën lokale 10:08 “, u shpreh shefi i misionit Narongsak Osottanakorn.


