• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIET E QELLIMSHME TE MAKINAVE/ Të gjitha RASTET kur pronaret ishin femra, që nga ZYSHA në Fier tek parukierja… (FOTO)
Home
Breaking News

DJEGIET E QELLIMSHME TE MAKINAVE/ Të gjitha RASTET kur pronaret ishin femra, që nga ZYSHA në Fier tek parukierja… (FOTO)

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një makinë është djegur gjatë natës së kaluar në Durrës. Automjeti i shkrumbuar ishte në pronësi të një femre Valentina Kuri, 42 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit bregdetar në rrethana që nuk u bënë të ditura ndërkohë që ekspertët e policisë dhe zjarrëfikses dyshuan që kishim të bënim me nëj zjarrëvënie të qëllimshme.
“Viktima” e ngjarjes, pronarja e makinës ishte gjithashtu pronare e një parukerie në qëndër të qytetit të Durrësit por shkaku i djgjes së makinës mbeti një “ENIGME”.

Raste të tilla kanë ndodhur rëndomë.
Vitin e shkuar në vlorë u raportua se një femre iu shkrumbua automjeti që e kishte parkuar përpara banesës së saj por nuk u raportua kurrë arsyet e zjarrëvënies.
Njoftimi:
Automjeti i një gruaje në qytetin e Vlorës është shkrumbuar nga flakët që e përfshinë gjatë natës. Policia njofton se rreth orës 02:35, në lagjen “Pavarësia” Vlorë është djegur mjeti tip “Toyota” ngjyrë gri, me targë AA 635 EI, në pronësi të shtetases O.H. Automjeti ishte parkuar pranë banesës së kësaj shtetaseje dhe për shkak të flakëve të përfshira, është dëmtuar plotësisht. Dyshohet zjarrëvënie e qëllimshme.

Ndërsa në Lezhë po vitin e kaluar Volksëagen”-it të “me targa AA 096 OS në pronësi të L. P. (femër) i janë thyer xhamat në mesnatë, në parking në lagjen “Besëlidhja” dhe i është hedhur një shishë me lëndë djegëse. Autorët nuk u identifikuan dhe nuk u kapën kurrë ose të paktën nuk pati asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë.

Një ngjarje tjetër më e rëndë ka ndodhur në Fier ku Eriselda Agalliut iu shkatërruan dy automjete brenda vitit.
Persona ende të paidentifikuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe u deshë të përsëritej për herë të dytë që policia të niste hetime pasi herën e parë që ndodhi ngjarja u u mbyll si aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje.


Në Elbasan në vitin 2016 u dogjën dy makina brenda një nate dhe të dyja në pronësi të dy femrave të ndryshme
Njoftimi:
Dy makina janë djegur në lagjen “28 Nëntori”, ku të dyja kane si pronare femra. Ka qenë makina e një vajze që është djegur e para.
Në fillim, zjarri ka rënë në “BMË” me targa AA 010 MR në pronësi të I.B, 26 vjeçe, banuese në Elbasan dhe më pas, në një “Benz” me targa AA 070 BE në pronësi të L.D, 57 vjeçe.

Si pasojë, janë dëmtuar pjesërisht të dy mjetet, të cilat kanë qenë të parkuara njëra pranë tjetrës në rrugë.
Grupi hetimor, po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E TRUMP NË BRITANI/ Melani shfaqet e relaksuar duke luajtur përkrahë fëmijëve dhe disa të moshuarve (VIDEO)
Previous article Messi shfaqet pas Botërorit, zbarkon në Barcelonë me familjen e tij (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT