• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DJEGIE TË LËKURËS DHE DËMTIM…”/ U sulmuan nga shtetasi rus në uzinën e Gramshit, del ekspertiza mjekoligjore për dy ushtarakët shqiptarë…
Home
Breaking News

“DJEGIE TË LËKURËS DHE DËMTIM…”/ U sulmuan nga shtetasi rus në uzinën e Gramshit, del ekspertiza mjekoligjore për dy ushtarakët shqiptarë…

12 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur ekspertiza për dy ushtarakët shqiptar që u sulmuan nga shtetasi rus Mikhail Zorin në uzinën e Gramshtit në muajin gusht.

Sipas ekspertizës mjekoligjore të siguruara nga BalkanWeb, në trupin e Ardjan Xhaka janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, rë cilat janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt).

Ndërsa në trupin e ushtarakut tjetër Aldo Bici u konstatua: “dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti, ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë.”

Sipas gazetares Klodiana Lala, nisur nga këto konstatime, ndaj Mikhail Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.

Prokuroria i ka kërkuar mjekut ligjor kërkuar nga se: Çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Ardjan Xhaka, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime?

Me shkresën nr. 735 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.735 për shtetasin Ardian Xhaka bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt). Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Në datë 20 gusht 2022 i është kërkuar mjekut ligjor se çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Aldo Bici, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime.

Me shkresën nr.736 Instituti i Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.736 për shtetasin Aldo Bici bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar: A dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti. B- ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë. Këto dëmtime për pikën A janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt). Ndërsa dëmtimet për pikën B janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 14-vjeçari qëllon me plumb në kokë të dashurën pasi i kërkoi të ndaheshin
Previous article KAPEN 35 KILOGRAMË NË IGUMENICË/ Arrestohet shoferi shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00 Aktualitet

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT