Një zjarr ka rënë para pak minutash në zyrat e ALUIZN-it në Fushë Krujë.. Mësohet se janë tentuar të digjen arkivat e këtij institucioni.
Zjarri është vënë fillimisht në zyrën e drejtorit të zyrës se ALUIZN-It.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Policia ka deklaruar së zjarre vënia dyshohet te jete e qëllimtë, për te djegur arkivat.
Policia dyshohet e qëllimtë me qellim humbjen e gjurmëve për shkeljet e punonjësve.
Nuk dihet ende nese ia kane arritur qellimit per te shkaterruar dokumentat me shkelje e probleme, apo jo plotesisht.
Eshte e kuptueshme qe fillimi i reformes ne drejtesi i ka futur friken shkelesve te ligjit, qe me sa duket kane gjetur kete menyre aspak elegante per te fshehur gjurmet e skandalit te mundshem qe fshihet pas ceshtjeve qe ata kane trajtuar ne institucionin e ALUIZN-it.
Policia pranon vetem se jane shkaktuar deme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.02.2018, rreth orës 20:25, në Sallën Operative është njoftuar se në Fushë – Krujë ka rënë zjarr në zyrat e Aluiznit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se kishte rënë zjarr në një nga zyrat e Aluiznit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


