Ish Kryetarja e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli ka reaguar me zemërim për djegien e shkollës së vjetër në Shkodër nga militant të PD, duke e quajtur një fyerje ndaj historisë së këtij qyteti.
Topalli thekson se një demokrat nuk djeg as shkolla, as mandate, as hedh Molotov, as ka frikë nga zgjedhjet.
Reagimi I Topallit vjen pas mbështetjes që Berisha I bëri djegjes së shkollës dhe mbrojtes që i bëri këtij akti të dhunshëm kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demonracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.”


