• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE NGA PD DHE LSI-ja/ Balla: Duan të bllokojnë SPAK dhe BKH
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE NGA PD DHE LSI-ja/ Balla: Duan të bllokojnë SPAK dhe BKH

19 February, 2019 F.autor Politikë

Partia Socialiste ka mbledhur strukturat në Elbasan rreth 4 muaj para zgjedhejve vendore të 30 qershorit.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka folur gjatë takimit edhe për çështjen e mandateve të opozitës, duke e cilësuar si një përpjekje për të bllokuar Prokurorinë Speciale, SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Shqiptaret në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara drejtësinë e re. “Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.

Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderat e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre”, deklaroi Balla.

Ai tha se kjo sjellje e opozitës është e papranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. “Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti”, u shpreh më tej Balla.

Deputeti i PS Taulant Balla ka dhënë porositë për bazën socialiste të Elbasanit, duke kërkuar organizim për të arritur rezultate. Ai tha se diferenca politike mes PS dhe PD është e madhe.

“Kemi hyrë tashmë në fazën përgatitore të fushatës zgjedhore. Zgjedhjet vendore do të zhvillohen me 30 qershor 2019. Konkurrenti ynë në këto zgjedhje si gjithmonë është organizimi ynë elektoral. Sa më të organizuar ne, aq më i mirë rezultati. Diferenca jonë me kundërshtarët politike është e madhe. Ne kemi plot modele të qeverisjes vendore”, deklaroi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAKËNAQËSIA ME RAMËN DHE KALIMI TE..."/ A do ta pranojë mandatin Lefter Maliqi? Ja si përgjigjet
Previous article NDIHEMI KRENAR/ Granit Xhaka iu bashkohet yjeve të sportit në një mision special (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT