• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA/ Ja çfarë parashikon Kushtetuta
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA/ Ja çfarë parashikon Kushtetuta

17 February, 2019 F.autor Politikë

Prej kohësh opozita ka artikuluar mundësinë e djegies së mandateve. Por këtë të diel, Lulzim Basha u shpreh se do ta shtrojë si pyetje në tryezën e deputetëve të tij, për t’iu bindur më pas vullnetit të shumicës së tyre.

Por çfarë ndodh nëse ky vendim merret nga ana e Partisë Demokratike dhe si realizohet djegia e mandatit? Teknikisht deputetët mund të dorëhiqen pranë KQZ-së, ose mund të rrinë gjashtë muaj jashtë punimeve të Kuvendit dhe mandati humbet automatikisht për shkak të mungesës së gjatë.

Kushtetuta përcakton qartë se në qoftë se deputetët mungojnë 6 muaj pa arsye, mandatet e tyre digjen. Megjithatë ligji themelor i shtetit nuk shprehet nëse ligjvënësit opozitarë, në bllok, vendosin të djegin mandatet e tyre.

Më herët, konstitucionalistët janë shprehur se në këtë rast është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që duhet të japë një zgjidhje. Nga ana tjetër, KQZ është shprehur prej kohësh se në rast të një vendim në bllok, e vetmja që mund të zgjidhë situatën është marrëveshja politike. Në rast të kundërt Kuvendit do t’i duhet të funksionojë me deputetët e mbetur të mazhorancës.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodit Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Megjithatë në rast të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati, KQZ-së do t’i duhet të thërrasë për zëvendësim ata që nuk fituan në listat e opozitës, sipas renditjes në listat e dorëzuara në zgjedhjet 2017. Kjo mund të krijojë një rrëmujë, sepse emra të panjohur për vetë Bashën dhe Kryemadhin mund ta pranojnë mandatin në emër të pasurimit të CV-së apo privilegjeve që përfiton si ligjvënës. /Javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARCO BORRIERO GODET SËRISH/ Ish-sulmuesi i Milanit tashmë ka një të dashur të re (FOTO)
Previous article ANKTH PËR YLLIN "ZIKALTËR"/ Icardit: Nëse më prekin fëmijët unë...

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT