• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Lojë e Bashës apo përçarje e opozitës? Kryemadhi: E kam marr me gjak
Home
Ekskluzive

DJEGIA E MANDATEVE/ Lojë e Bashës apo përçarje e opozitës? Kryemadhi: E kam marr me gjak

17 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë vendimin për djegien e mandateve vetëm një ditë pas protestës së 16 shkurtit.

Pasi kjo e fundit zgjati pesë orë, Lulzim Basha falenderoi protestuesit dhe e mbylli duke i rikujtuar diten e enjte, ku mendohet të jetë protesta e radhës nga opozita.

Mirëpo, sot në një deklaratë nga selia blu, Basha u shpreh se do ti propozonte grupit të Partise demokratike djegien e mandateve, për të cilat duket se vetëm Basha kishte mbetur pa rënë dakord.

Ndonëse mund te funksionojë si skenar për demokratët, Lulzim Basha duket se ka një problem. Ate te aleates së tij më të madhe, Monika Kryemadhit e cila është përbetuar që nesë i djeg mandatet do djegi edhe Ramën. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nëse do ti bazoheshim deklaratave të saj duket larg së përmbushuri kërkesës së Bashës, pasi siç ajo pretendon, i ka fituar me gjak.

Protesta e 16 shkurtit duket se solli përçarje brenda opozitës së bashkuar. Kujtojmë se nëse Lulzim Basha dhe PD vendosin ti djegin dhe LSI jo, kjo e fundit mbetet e vetme në Kuvend gjë që do ta nxirrte “fituese” Kryemadhin.

Jo më larg se dje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është gjë tjeter veçse lojë, pasi nuk e lëshojnë as Luli dhe as Mona.

Deklaratat e Monika Kryemadhit për djegien e mandatit:

Në 15 nëntor të 2018, gjatë një prenoncimi për mediat, Kryemadhi: “E para mua nuk më duket problemi kryesor sot çështja e mandateve të deputetëve, sepse Shqipëria dhe politika shqiptare ka probleme shumë më të mëdha. Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. 

Në 3 dhjetor të 2018 gjatë një interviste televizive, Kryemadhi: Mandatin nuk ma merr dhe nuk ma djeg dot Edi Rama se e djeg unë Edi Ramën me kuç e me maç, me të gjithë orgjitë kriminale…flirtimet e Edi Ramës janë orgji politike. S’mund ti përdorë mandatet e opozitës Edi Rama. Nuk ia toleron më opozita dhe PS”. Unë mandatin e kam marrë me gjak, u shpreh Kryemadhi.

Në 11 dhjetor të 2018, gjatë një interviste televizive, Kryemadhi: Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.

Në 18 dhjetor të 2018, pas seancës parlamentare, Kryemadhi: “Nuk është cështje e djegies së mandatave, mandatet tona janë mandate gjaku, ketu është momenti të djegin mandatet trafikantët”- tha ajo, duke lëshuar akuza të forta ndaj Ramës.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E hënë, 18 shkurt: Java fillon me kthjellime, temperaturat do të rriten deri në...
Previous article ÇMENDI CR7/ Ja modelja seksi që braktisi Portugezin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT