• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Kryemadhi: Ishim kundër. Më duket absurditet që…
Home
Intervista

DJEGIA E MANDATEVE/ Kryemadhi: Ishim kundër. Më duket absurditet që…

18 February, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Kryetarja e  LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për “360 gradë”, ka treguar arsyet që e çuan partinë e saj në djegien e mandateve të deputetëve.

Ajo u shpreh se LSI gjithnjë ka qenë kundër djegies së mandateve pas zgjedhjeve të parakohshme, por pas situatës së ndodhur në vend, si dhe pas ngjarjeve në protestë kur pa sesi “u helmuan qytetarët jo me gaz lotsjellës por me helme kimike”, vendosën që tashmë opozita nuk ka më asnjë alternativë, veçse këtij vendimi…

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhi:

Ajo që sot mund të duket radikale nuk është e tillë, është i vetmi element që i ka mbetur opozitës. Pjesëmarrja e asaj protesta të jashtëzakonshme, protesta më e madhe në Shqipërinë më të rrudhur, duke pasur parasysh që dhe Shqipëria tani më pak banorë se asnjëherë tjetër.

Në Spanjë u bë vetëm një protestë më 200 mijë protestues në 30 e ca milion, dhe menjëherë morën vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Jo më në një Shqipëri që jemi koshient që nuk është Spanja, por ajo që të bën përshtypje… opozitës nuk i ngeli zgjidhje tjetër, përballë dy rrugëve të mundshme, e para konflikti me dhunë dhe e dyta nënshtrimi ndaj Ramës për të qenë një fasadë e tij.

Djegia e mandateve është e vetmja rruga.

Do t’i digjni të enjten?

Nuk është kjo e rëndësishme, por që ne do i djegim e s’ka më kthim pas.

A janë të gjithë deputetët dakord për kë vendim?

Ne bëmë mbledhje, dhe nuk pati asnjë deputet kundër, deputetët ishim më radikalë se unë, që shqyhem për radikalizëm. Sepse mënyra sesi funksionon tashmë parlamenti, që është ilegjitim…Automatikisht ne menduam që një parlament ilegjitim dhe djegia e mandateve, është rruga e vetme.

Opozita është shumë precize në hedhjen e hapave të saj. Protestuesit bënë rezistencë, hidhej gaz, ata merrnin veten dhe riktheheshin prapë. Protesta e arriti qëllimin.

Kjo protestë dëshmoi se qytetarët janë kundër Edi Ramës, jo se janë me opozitën, por kundër tij.

Mos kujtoni se opozita po të donte për 10 min e merrte godinën dhe ia hidhte fytyrës Edi Ramës, por ne mendojmë se duhet të kemi një zgjedhje tjetër, dhe djegia e mandateve është një veprim i duhur.

Në nuk mund të ngremë institucion mbi popullin pa u sakrifikuar ne të parët, vendimi i sotëm i opozitës është vendim i drejtë edhe pse do dëgjojmë ciu ciu nga njerëz që paguhen nga qeveria, janë inekzistente.

Ne kemi mbi 100 mijë njerëz në shesh, që janë paqësorë, dhe 10 veta, edhe një 80 vjeçarë, që kërcejnë mbi tendat e Ramës.

Gazi lotësjellës nuk sjell të vjella por të vjellat vijnë nga lëndë helmuese kimike. Ishte solucion kimik ai që u hodh.

Më duket absurditet dhe kriminalitet… ky ka qenë vendimi përfundimtarë, që na çoi në djegie mandatesh, dhe ne jemi kundër djegieve të mandateve apo zgjedhjeve të parakohshme, por nuk kishte me alternativa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UAU"/ E ftuara surprizon Rudinën në emision (FOTO)
Previous article "HAJDE PËGJIGJUNI TANI"/ Fëmijët vënë në siklet Jozefina Topallin në "Piter Pan" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT