• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Flet anëtari i KQZ-së: Ai term juridik thjesht nuk ekziston ligjërisht
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Flet anëtari i KQZ-së: Ai term juridik thjesht nuk ekziston ligjërisht

24 February, 2019 F.autor Politikë

Politika dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po ndodhet para një rasti të paprecedent se si do të vijohet me mandatet e djagura nga grupi opozitar. Nëse edhe pasuesit e tyre nuk do e marrin mandatin nuk dihet se si do të veprohet megjithëse Kuvendi mund të funksionojë për shkak se qeveria i ka votat në Parlament, por problem do të lind kur të ketë ligje që kërkojnë votë të cilësuar. Në një intervistë për “TemA Javore” anëtari i KQZ-së Bledar Skenderaj nga ka sqaruar shkurt se si do të veprohet nga ky komision. Ai nënvizon se djegia e mandanteve nuk është një term që është parashikuar në ligj, por vetëm termi “heqje dorë”.

Një sqarim edhe për publikun me një term që pritet të familjarizohen, çfarë do të thotë ‘të djegësh’ mandatin? Nuk ka term ligjor për djegie mandati, Ligjvënësi ka parashikuar termin “heqje dorë individuale”. Dhe sot gjendemi në këtë situatë! Këshilli Partisë Demokratike vendosi unanimisht për djegien e mandateve, karriget e tyre do të rrinë bosh apo zëvendësohen?

Në momentin që flasim Kuvendi i Shqipërisë na ka njoftuar për vakancat e krijuara nga dorëheqjet e 56 deputetëve. Në këtë moment ne nisim punën për zëvendësimin e vakancave. Vëndet bosh zëvendësohen nga ata që janë në listat e depozituara në KQZ nga subjektet zgjedhore. Ne i kërkojmë këtyre të fundit të dorëzojnë pranë KQZ-së formularët e dekriminalizimit dhe bëjmë verifikimet përkatëse pranë Zyrës së Gjëndjes Gjyqësore. Pastaj bëhet zëvendësimi duke patur parasysh dhe mandatet e fituara në bazë të kuotës gjinore.

Do të funksionojë Kuvendi në qeverisjen e vendit pas boshatisjes së krahut të opozitës? Kjo është një hipotezë, sepse ne jemi akoma duke bërë procedurat ligjore për zëvendësim. Nqs do japin dorëheqjet dhe personat e tjerë në listë KQZ do marrë një vendim për mënyrën sesi do procedohet. Çfarë efekti do të sjellë kjo në institucionet shqiptare? Faktisht ligjvënësi nuk e ka parashikuar një situatë të tillë. Mundet që kjo krizë, të sjellë zgjedhjet e parakohshme? Derisa Kuvendi e ka numrin e nevojshëm për funksionimin e tij normal nuk shoh që kjo gjë do sjellë zgjedhje të parakohshme.

Ndodh për herë të parë në Shqipëri kjo situatë, çfarë rreziqesh sjell për demokracinë? E theksova dhe më sipër që Kodi nuk e ka parshikuar një situatë të tillë, por nuk është normale për funksionimin e një republike parlamentare. Si do të ndikojë në zgjedhjet vendore? Nuk e di a do shtrihet kjo gjë dhe për zgjedhjet lokale, ne ndërkohë sot (të premte) kemi filluar me regjistrimin e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERIORE/ Kukësi-Kamza: Cungu befason me sulmin, Stojku ndryshime në debutim (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article “QILIMI KUQEZI”/ Edi Rama tregon “fijet” e para të mbulesës së "Arenës Kombëtare" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT