Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se krerët e PD janë fajtorë për Gërdecin, ku vdiqën 26 qytetarë.
Jane faktore për skandalin në Rrugën e Kombit, me 230 milionë dollarë si dhe për skandalin 87 milionë dollarë te shitja e Albpetrol, që u zhdukën pa lënë gjurmë.
Për këto tre mega afera, shkruan socialisti, SPAK është tmerri që nuk i lë të qetë opozitarë.
Postimi i plotë i Ndreut:
Tre mega aferat qe mban ne kurriz PD dhe qe tregojne se sa moral kane kur flasim per korrupsion dhe cila eshte arsya e rethorikes te vrerosur :
– Gerdeci ku vdiqen 26 vete dhe u shkaterrua nje zone e tere per shkak te makuterise se njerezve te qeverise se asaj kohe !
-230 milion dollar ne rrugen e kombit ku vete Lul Basha eshte autori i vjedhjes duke shmange penalizimin me kalim afatesh proceduriale!
-87 milion dollar garanci tek shitja e Albpetrol qe u zhduke pa lene gjurme !
Kaq mjafton qe te gjykosh se pse SPAK eshte tmerri qe nuk i le te qete opozitaret tane !