Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku, të ftuar në emisionin “Zona e Lirë”, kanë komentuar veprimin e deputetëve të opozitës, për të djegur mandatet.
Ata kanë dhënë shpjegimet e tyre, përse opozita ndërmori këtë veprim ekstrem.
Baton Haxhiu: Së pari, është pafuqia e saj për t’u ballafaquar me një mazhorancë.
E dyta, është pafuqia për të dalë në zgjedhje për të fituar diçka.
E treat, është rreziku që PD-ja të humbë liderin pas zgjedhjeve lokale dhe vështirë të rikuperojë situatën.
Së katërti, LSI do të rrezikonte të mos fitonte asgjë në zgjedhjet.
E pesta, është Doktori, protagonizmi i tij. Djegia e mandateve është dalja e vrazhdë e Doktorit nga jeta politike.
Armand Shkullaku: Është vetëm 1 arsye. Opozita s’ka marrë një veprim luksi, që garanton pushtetin.
Ka marrë një veprim që mund të jetë 50 me 50.
Sepse PD deri në këtë pikë e kishte humbur shansin dhe mundësinë që shqiptarë t’i besonin përmes fjalës.
Sepse ka denoncuar regjimin e Ramë dhe është bërë pjesë.
Ka denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve, por u fut në Parlament.
Fjala kishte humbur peshë për t’i bindur njerëzit te kauza e saj.
Opozita kaloi në gurin e fundit për të fituar një frymë që s’është vetëm e fjalës, por edhe e veprimit.
Guri i fundit për të fituar besimin e qytetarëve.