• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Balla: Veprimet e opozitës, metoda të Berishës. Zgjedhjet në 2021
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Balla: Veprimet e opozitës, metoda të Berishës. Zgjedhjet në 2021

28 February, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla deklaroi nga Bleshi se veprimet e opozitës janë metoda të vjetra të Berishës që shfaqen sa herë preken interesat e tij dhe t♪7 familjes së tij. Balla, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anastas Angjeli zhvilluan një takim me Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Belsh.

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, PS është në të njëjtin krah me SHBA dhe BE, ndërsa vetëvrasjen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush.

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor. Mandati i 25 Qershorit ishte referendum.
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë personat përgjegjës për një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë me dhunën e 16 Shkurtit.
Ato pamje që rikthyen në mendjet e shqiptarëve ngjarjet e rënda të 1997-1998 dëmtojnë në radhë të parë ekonominë”, theksoi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  • Previous
  • Next

Ai deklaroi se në 25 qershor 2017 PS fitoi një mandat për të qeverisur me popullin dhe do ta vijojë këtë mandat deri në vitin 2021 kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Dhe pikërisht me popullin kemi nisur të konsultohemi dhe të informojmë në lidhje me situatën e paprecedentë të një opozite që le mandatet dhe besimin që i kanë dhënë votusit e saj”, tha Balla.

Më tej ai ndal tek investimet në Belsh. “Belshi është një prej modeleve më të mira të qeverisjes sonë vendore. Në katër vitet e ardhshme ne do të vazhdojmë transformimin rrënjësor të zonës së Dumresë. Sipas Ballës reformat e rëndësishme të ndërmarra nga Partia Socialiste, dhe sidomos Reforma në Drejtësi, do të vijojnë pavarësisht përpjekjeve të opozitës për t’i penguar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Arrigo Sacchi: Gjithçka varet nga "Zonja e Vjetër", mund t'i...
Previous article KRYEMADHI "DHËMBË PËR DHËMB" ME FLECKENSTEIN/ Zbulon se qëllimi i opozitës është vetëm...ndërrimi i pushteteve!

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT