Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës shpreh shqetësimin për dorëzimin e mandateve të opozitës.
Bashkë-raportuesit për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly i kanë bërë apel opozitës që të rikthen në Kuvend.
“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit!
Deputetët e opozitës të rishikojnë dorëheqjet e tyre dhe të kthehen në Parlament.
Të dyja palët duhet të përdorin forumin e parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike.
Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, theksuan dy raportuesit në një dekaratë të publikuar ne faqen zyrtare te KiE.


