• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIA E MAKINËS/ Autori u nxit nga personi i AFËRM i tij, dogji me BENZINË mjetin e…(DETAJET)
Home
Breaking News

DJEGIA E MAKINËS/ Autori u nxit nga personi i AFËRM i tij, dogji me BENZINË mjetin e…(DETAJET)

6 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkëlqim Hoxha akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme, i nxitur nga një e afërme e tij. Kjo e fundit kishte porositur djegien e makinës për ish-bashkëshortin e saj, Seit Seitaj.

Pas ndarjes, ata kishin pasur herë pas here konflikte me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, gruaja duket se kishte vendosur të hakmerrej për ndarjen, duke i kërkuar të afërmit të saj, Shkëlqim Hoxha, që t’i digjte makinën. 41- vjeçari Hoxha, duke përdorur një sasi të vogël benzine, i vuri flakën makinës “Toyota” në pronësi të Seitajt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të së hënës. Nga hetimet, Policia zbuloi se zjarrvënia në makinën “Toyota Yaris” me targë AA 660 RJ ishte e qëllimshme e për këtë arsye nisi hetimet. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit dhe ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar Policinë për ngjarjen.

Pas marrjes në pyetje të Seit Seitajt, Policia shoqëroi 6 persona. Pronari deklaroi para grupit hetimor se ishin konfliktet me ish-bashkëshorten, që mund të kishin nxitur këtë ngjarje. Mësohet se 41-vjeçari, pavarësisht se është ndarë me gruan, procedurat për divorcin e tyre vazhdojnë ende në Gjykatë.

 

41-vjeçari Hoxha akuzohet tashmë për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. “Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme, ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen ‘24 Maji’ u përfshi nga flakët automjeti tip ‘Toyota’ me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme”, bën të ditur Policia, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkel mbështet Frankfurtin si qendër financiare
Previous article ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Aksioni i policisë në Shkodër. Ja çfarë ndodhi dje (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT