• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DJEG PARTINË, POR SHQIPËRINË”/ Spiropali përplaset me Berishën: Kryeministri simbol i gazetarit të dhunuar…
Home
Politikë

“DJEG PARTINË, POR SHQIPËRINË”/ Spiropali përplaset me Berishën: Kryeministri simbol i gazetarit të dhunuar…

23 May, 2022 s.autor Politikë

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë duke thënë se ai po dhunon fjalën e lirë dhe mediat. Sipas Berishës kushdo që është kundër qeverisë, Rama përdor sanksione ndaj pronarëve.

“Narkoshteti është shtypës i fjalës së lirë por edhe lirisë së mediave. Janë të zakonshme aktete bandideskte të qeveritarëve ndaj mediave të lira. Janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve të mediave që shkruajnë kundër tyre. Nëse bëjmë një shumim, dy janë armiqtë kryesor. Njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes të dhunshme verbale. Ai krijon edhe agjencinë e dezinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Përgatit ligje dhe merr sanksione për pronarët e mediave nëse linjat editoriale nuk përputhen me qeverinë. “ “Ministrat dhe ministret i ndalon të dalin në debate. E kanë të ndaluar.” tha Berisha.

Një përgjigje për Sali Berishën, ka ardhur nga ministrja Elisa Spiropali duke thënë se ai kujton se Berisha u zgjodh në krye të PD-së por nuk është e ligjshme, pasi sipas PS, Berisha ka vdekur politikisht.

Sipas Spiropalit, Edi Rama është simbol i gazetarit të dhunuar. Ajo ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës duke thënë se opozita ka vrarë edhe njerëz dhe paratë po i përdor për shpifje.

“Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së. Por në fakt ngjan si një rrugë qorre. Ngado që ti biesh të nxjerr askund. Je nisur drejt askundit dhe i ke mbyllur cdo shteg opozitës se këtë ke bërë gjithmonë. Je i gatshëm të djegësh partinë dhe Shqipërinë nuk e ke problem e ke dëshmuar. PËr veten dhe familjen tënde. Ti përmend Edi Ramën por është simbol i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Selitë e gazetave digjeshin. TV u viheshin shiritat dhe bllokoheshin. Kjo kohë ka kaluar me ikjen tënde nga pushteti. Të gjitha të zezat janë pjesë e damkës që të është vënë ty mbi minimin e demokracisë mbi ty. Sot është e habitshme.” tha Elisa Spiropali.

“Është i damkosur me lirini e medias dhe lirinë e të gjithave. O Flamur pse dukesh si shkopi i Flamurit që rri aty. Pse i rri kaq afër. A mund të gëzohet një njeri që i ka vënë shkelimin partisë. Zgjedhjet i fitonte edhe Luli. Beteja të reja na presin. Beteja sapo kishte filluar edhe me Lulin. Një parti që ka 31 vjet që sundohet prej teje.

“Përdorni paratë e krimit. Përdorni edhe gjakun për të financuar rrejte, gazeta e televizione që kundermojnë. Në Ballkan dhe Shqipëri problemi më i madh është dezifnormimi kryesor është me aktor politik për arsye personale. Për ndikim të drejpërdrjet. Parat që i keni vënë deri në vrasje njerëzish i përdorini për shpifje e linçime. Njerëzit prandaj nuk u japin votën.” tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERGRABITJA NË RINAS/ Avokati i të shumërkërkurit Talo Çela: Kishte gruan sëmurë dhe probleme me gjurin, i paaftë të merrte pjesë
Previous article FINALJA E CONFERENCE LEAGUE/ Mbërrin në Portin e Durrësit autobusi zyrtar i Romës (FOTO) M

s.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT