Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin, pas ekstradimit të tij nga Franca.
Bajri akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Kraja që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese “arrest në burg”.
Bahar Bajri u ekstradua mëngjesin e djeshmën nga Franca, pasi u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Bajri mbërriti në Rinas me një fluturim direkt me Charter, teksa në masa të rrepta sigurie u transportua drejt qelsië së burgut.
Sipas raportimeve, Bajri po planifikonte të vriste edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.


