Nënkryetarja e Lëvizjes Socilalise për Integrim, Erisa Xhixho, shprehet se protesta e 16 shkurtit do të jetë goditja finale e kësaj qeverie të korruptuar.
“Protesta e 16 shkurtit do të jetë goditja finale e kësaj qeverie të korruptuar, që do mbahet mend që kryeministri i saj Edi Rama kanabizoj vendin, kriminalizoj kuvendin, prishi klimen e biznesit, uli investimet e huaja në 0, forcoj oligarkinë ekonomike duke sjellë shkatërrimin e ekonomisë, instaloj ne mënyre kapilare fenomenin e shit-blerjes së votave duke ulur mundësine që njerëzit e ndershëm të merren me politike dhe mbi të gjitha largoj të rinjtë dhe krahun e punës nga vendi i tij.
Sot njerezit kanë shumë arsye për të protestuar dhe kjo protestë vjen pikërisht nga thirrja e tyre e vazhdueshme për një tubim që me forcen e pjesëmarrjes do i kërkojnë kryeministrit largimin dhe hapjen e rruges drejt krijimit të një qeverie kalimtare që do zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në 16 shkurt njerëzit do të protestojnë për premtimet e pambajtura dhe arrogancen e kësaj qeverie që erdhi pushtet nëpërmjet votave të blera, do protestojnë për rritjen e çmimit të ujit dhe dritave, për papunësine dhe mungesen e shpresës për një të ardhme në vend, do protestojnë bizneset e vogla për taksat që i kanë marr frymën dhe për mungesen e sigurise juridike.
Do protestojnë për mungesen e sigurisë së jetës së tyre ku kriminaliteti ka një rritje të frikshme në vend, do protestojnë studentët për mashtimet që kjo qeveri i ofroj me Paktin për Univeristetit ku kërkesa e tyre baze për uljen e tarifave për ciklin 3 plus 2 të studimeve nuk u përmbush. Opozita ne 16 shkurt do jetë në ball të protestave dhe ku qytetarët do jenë të vetmit që do vendosin për protestat e pandalshme deri në rrëzimin e Z. Rama dhe fillimi i një kapitulli normaliteti dhe zhvillimi ekonomik për vendin”, shprehet Xhixho.


