• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJE DHA DORËHEQJEN/ Nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit
Home
Nderkombetare

DJE DHA DORËHEQJEN/ Nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

8 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit britanik, ka filluar jozyrtarisht.

Johnson, të enjten, ka dhënë dorëheqje si lider i Partisë qeverisëse Konservatore, ndërsa ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Tom Tugendhat është deputeti i fundit konservator që ka shfaqur interesimin për lidership, duke iu bashkuar në këtë ambicie prokurores së përgjithshme, Suella Braverman, dhe deputetit Steve Baker.

Plani për zgjedhjen e kreut konservator do të konfirmohet javën e ardhshme, ndërsa kryeministri i ri pritet të zgjidhet deri në shtator.

Johnson ka dhënë dorëheqje pas një sërë skandalesh etike në qeverisjen e tij.

Së voni, ka pasur akuza se Johnson ka mashtruar publikun në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator, për të cilën është thënë se ka qenë në dijeni.

Përpara dorëheqjes së tij, gati 60 deputetë konservatorë të niveleve të ndryshme kanë dhënë dorëheqje brenda dy ditësh, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të Qeverisë.

Në fjalimin e dorëheqjes, Johnson ka thënë se është vullneti i partisë së tij që ai të largohet.

Mediat kanë lakuar edhe emra të tjerë si pasues të mundshëm të Johnsonit – në mesin e tyre: sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ish-sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, e të tjerë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Zjarri në banesën në Tiranë ku humbi jetën foshnja 6 muajshe, gjyshja ishte në bodrum dhe po gatuante, në momentin që...
Previous article ZJARRI "PËRPIN" BANESËN KU NDËRROI JETË FOSHNJA/ Pamjet kur ndërhyhet për shuarjen e flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez Botë

VENDIMI I TIJ SHKAKTOI REAGIME/ Gjykatësi federal në SHBA ndërron jetë pak ditë pasi urdhëroi lirimin e një rrëmbyesi kubanez

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat Botë

"AJRI I NDOTUR..."/ Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT