Djali vret babanë në fshatin Shalës të Memaliajt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Mësohet se mes babait dhe djalit ka nisur një sherr verbal. Dyshohet se ata janë konfliktuar për shkak se viktima i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë.
Autori Arjan Shehaj 35-vjeç ka rrëmbyer sëpatën dhe ka qëlluar në kokë babanë e tij Ilijaz Shehaj 77-vjeç duke e lënë të vdekur. Sipas policisë autori vuan nga probleme mendore
Autoritete janë njoftuar nga fqinjët dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’u vënë më pas në ndjekje të autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.
Viktima dyshohet se ka qenë i dënuar me 12 vjet për vrasje.


