• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DJALI JUAJ MË KA BORXH…”/ 40-vjeçari “gjobë” dy të moshuarve në Tiranë: Më jep tapinë e shtëpisë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DJALI JUAJ MË KA BORXH…”/ 40-vjeçari “gjobë” dy të moshuarve në Tiranë: Më jep tapinë e shtëpisë

11 January, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën që zilja e derës bëri zhurmë 76 vjeçarja F.G , e cila jeton në afërsi të bllokut, pa nga syri magjik se personin matanë derës nuk e njihte aspak.

E moshuara njoftoi bashkëshortin që po qëndronte në kuzhinë për mikun e panjohur dhe mbasi diskutuan pak çaste vendosën ta hapin derën.

“Personi ishte i moshës 40 – 45 vjeç, me sy bojëqielli. Tha që ishte T. dhe shkurt e shkoqur tha: djali juaj më detyrohet 30 mijë euro, i dua sot paratë”.

Dy të moshuarit që më vonë përfunduan në polici e cila nga ana e saj ka nisur hetimet për gjobëvënie, kanë shtangur dhe të çuditur kanë kërkuar shpjegime, informon Gazeta Si.

“Di të flas edhe ndryshe, borxhet janë borxhe. Keni afat deri nesër” – ka deklaruar i panjohuri, i cili sipas të moshuarve ishte i veshur shtrenjtë dhe pa hezituar ka bërë prapakthehu dhe është larguar nga pragu i derës.

Sipas burimeve policore të moshuarit kanë mbyllur derën të tmerruar.

Ata i thonë policisë se jetojnë vetëm prej kohësh dhe se djali i tyre ishte larguar jashtë Shqipërisë në fillim të 2021 dhe nuk kanë asnjë pikë kontakti dhe mundësi komunikimi me të. Fëmijën tjetër po ashtu e kanë emigrant në një vend tjetër të Evropës.

“Nuk patëm asnjë mundësi të flasim me djalin A.G. , mbasi ai i ndërron numrat shpesh dhe na telefonon vetëm ai. Nuk dinim ç’të bënim ndaj vendosëm që mos t’i tregonim askujt, as policisë” shton i moshuari në denoncimin e tij

Por dy ditë më vonë, dy të moshuarve u ka dalë përsëri në rrugë i panjohuri.

Menjëherë mbasi ai u ka ndërprerë rrugën dhe i ka pyetur nëse i gjetën apo jo 30 mijë eurot kanë tentuar shpjegime dhe arsyet se përse duhet t’ia jepnin ata paratë. Në rast se ishte ashtu si ai pretendonte, pra në rast se i biri u kishte borxh.

“ Mua është prishur shtëpia…- ka thënë i panjohuri dhe djali juaj më ka borxhin dhe ka humbur çdo kontakt. Kështu që do i paguani ju”.

Edhe me urdhrin e dytë të moshuarit kanë vendosur të heshtin dhe ta lënë të kalojë pa u vënë re. Të tretën herë, kupa është mbushur.

“Ky djalë po na priste në derë të shtëpisë, kërkoi 30 mijë euro. Ne i thamë s’dimë çfarë ka bërë djali dhe nuk të njohim dhe jemi dy pleq. Ai u nxeh dhe kërkoi të hyjë brenda, kërkoi që në mungesë të parave ti jepnim tapinë e shtëpisë derisa të siguronim paratë”, – rrëfen në polici gruaja.

Menjëherë mbas këtij momenti , pasi ja kanë dalë të mbyllin derën ata janë konsultuar dhe kanë vendosur të telefonojnë policinë.

Frika e tyre më e madhe ishte përplasja me të riun e panjohur që nuk u ndahej…

Policia thotë se ky është një rast gjobëvënie mbasi nga veprimet e para është bindur që djali i dy të moshuarve s’ka pasur konflikte dhe as incidente në Tiranë.

“Kemi administruar numrat e telefonit të të riut dhe presim të kontaktojmë me të” – pohoi një zyrtar police i cili ka urdhëruar sekuestrimin e çdo kamere në zonë për të kryer identifikimin e të panjohurit që ka paralajmëruar se do t’i dëmtojë dy të moshuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRJASHTUA NGA PD/ Berisha: Si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë këta nuk janë gjallë
Previous article E BUJSHME/ Ylli i Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Barcelona-n. Ja emri dhe detajet...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT