• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJALI IU VRA NË DERË TË SHTËPISË/ Nëna e Marjo Majollarit mes lotësh: Sa të kem frymë… (VIDEO)
Home
Sociale

DJALI IU VRA NË DERË TË SHTËPISË/ Nëna e Marjo Majollarit mes lotësh: Sa të kem frymë… (VIDEO)

18 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Për Naile Nelën, vrasësi i djalit të saj Mario Majollarit, është ai që gjykata i pushoi çështjen, Kastriot Gjuzi. Teksa fshin lotët e shtrëngon duart, Naile Nela akuzon policinë e prokurorinë se ka fshirë çdo provë që fajësonte Gjuzin në krim.

“Që është Kastriot Gjuzi, ajo dihet. Ishte vetë policia që nxori emrin e këtij. I at ii Marios ka bërë dy vrasje, mund të ishte edhe pala tjetër. Pse ishte pikërisht emri i këtij që doli? Sepse ishin provar. Dhe është po kjo polici që i fshiu të gjitha provat, i fshiu të gjithë dosjen. Dosja është e bardhë. Unë kam dosjenn që kanë bërë hetimin dhe janë shumë gjëra që prokuroria nuk i ka zbardhur aty. Është një polici që ka shkuar, që ka deponuar aty, janë shenjat e gishtërinjve të Rigersit e të Kastriotit bashkë, janë dëshmitë e komshinjve dhe nuk janë marrë asnjë për bazë“, shprehet ajo.

Edhe pse tashmë nuk ka më besim te drejtësia, Naile Nela shprehet se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që çështja për Kastriot Gjuzin të pushohet për mungesë provash.

“Sa të kem frymë e sat ë kem jetë nuk do ta lë mbrapa këtë gjë. Sepse djali im ishte i pafajshëm. Djali im u vra prapa kurrizit. Sepse e dinin që tek familja ime nuk kishin aq forcë si të bësh vetëgjyqësinë, si dhe nga instancat shtetërore. Nuk kam tek drejtësia besim. Deri më sot nuk kam. Të shikoj tek e Larta sa mund të eci, por më ka humbur besimi”, thotë Naile Nela për Report Tv.

Pak javë më parë, thotë Nailja, pjesëtarë të fisit Gjuzi kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshortin e motrës së saj, denoncim i cili është depozituar në komisariatin numër 4.

“Ai është provokuar dhe është kërcënuar. Biles ka bërë edhe një denoncim tek rajoni 4 për mbrojtje dhe policia nuk i ka vënë mbrojtje, thjesht i kanë thënë nuk na duket aq e rrezikshme. Policisë i duket e rrezikshme vetëm kur shkon në Tufinë”, u shpreh Nela.

Marjo Majollari u vra mbrëmjen e 10 Prillit të 2018-ës pranë pallatit ku ai banonte. Pas ngjarjes policia tha se shkak ishte gjakmarrja, pasi babai i tij, Avni Majollari tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau Armando Nelën e Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 20 VITESH/ Ashly Cole i jep fund karrierës në futboll, ja profesioni i ri...
Previous article "PSE NUK I KËPUT 1 KONTRATË LULI ME TURISTËT?" Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon Bashën

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT