• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DJALI IM NUK ISHTE AUTIK…”/ Nëna e Musaen Zenelit: Kur mora vesh lajmin, pashë një hije të zezë. Dua drejtësi…
Home
Breaking News

“DJALI IM NUK ISHTE AUTIK…”/ Nëna e Musaen Zenelit: Kur mora vesh lajmin, pashë një hije të zezë. Dua drejtësi…

29 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Anila Zeneli e ka të vështirë të mbajë lotët dhe të rrëfejë tragjedinë që i ka rënë në kokë. Njëherë e mbetur e ve dhe tani pa djalin e saj Musaenin, që priste ta kishte krahë pas shumë e shumë sakrificave që nënë e bir kishin kaluar në jetë.

Ajo ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Senad Nikshiqi si e ka marrë vesh lajmin për vrasjen e të birit, teksa mohon zërat se Musaeni ishte autik. Ajo thotë se i biri ishte shumë punëtor dhe punonte kudo, teksa kërkon drejtësi dhe shkakun e vrasjes.

“Ishte dita e parë e punës së tij në Velipojë. Djali im ka qenë shumë punëtor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam parë një hije të zezë. Erdhën kolegët dhe më thanë mbaje veten dhe i thash s’kam si ta mbaj se më kanë vrarë djalin. Djali im nuk ka qenë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shumë dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qenë i sëmurë. Nuk e di se fëmija im nuk ka pasur lekë në xhep se edhe nëse nuk kam pasur unë t’ia jap ia ka dhënë Remzia që e ka pasur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë, por kam punën dhe mundohem. Kjo ngjarje më ka shkatërruar. Më shkatërrojnë edhe fjalët që fliten në media se ai nuk ka qenë autik. Kur kanë ardhur mësueset dhe nxënësit dhe më kanë mbushur arkivolin me trëndafila dhe karafila më është dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qenë gënjeshtër. Pse të më çahet zemra edhe më tepër. Për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të na ndihmuar, i falënderoj shumë. Me Pjeter Gocaj, babain e dy djemve të vrarë nuk kam kontaktuar, por pres këdo që të jetë, të paktën ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Unë nuk e di si është qëlluar Musaeni sepse ka vetëm gojëdhëna dhe dua të shoh kamerat e sigurisë për ta vërtetuar. I kanë ndryshuar edhe emrin dhe kjo më ka ngatërruar se unë kur kam dalë për të shkuar në mëngjes në punë do të më kishte lajmëruar dikush, por kjo është arsyeja që e morëm vesh me vonesë. Dua drejtësi në këtë ngjarje dhe dua të di shkakun se nuk ka qenë e keqja e kërkujt”, tregoi nëna e 20-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ I gjenden tre fëmijët e pajetë në banesë, arrestohet 28 vjeçarja amerikane
Previous article POGRADEC/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Piskupat, zjarri dëmton edhe...

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT