• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DJALI IM KA DALË JASHTË KONTROLLIT”/ Dinamika e vrasjes së 34-vjeçarit në Has, zbardhen SMS-të që babai i autorit i dërgoi policisë
Home
Breaking News

“DJALI IM KA DALË JASHTË KONTROLLIT”/ Dinamika e vrasjes së 34-vjeçarit në Has, zbardhen SMS-të që babai i autorit i dërgoi policisë

10 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokatja e Ylber Jakut, e caktuar nga shteti, ka rrëfyer dinamikën e vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu nga fqinji i tij, pas sherrit mes prindërve të tyre për pronat.

Aurora Guska, përfaqësuesja ligjore e autorit, ka treguar se familja e viktimës kishte tentuar t’i bllokuar rrugën që e çonte drejt shtëpisë babait të autorit.

Në sherr është përfshirë edhe motra e Reshit Sallahut, e cila ka dhunuar me sopatë prindërit e Ylber Jakut, duke ndezur gjakrat mes dy familjeve.

“Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital’. Ylber Jaku punonte në Has, nuk është e vërtetë që ka ardhur nga Anglia, jo ndodhej në Has, merret me ndërtim. Kur ka shkuar tek Trauma dhe ka parë prindërit e tij në atë gjendje, sidomos nënën e tij që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë. Ka fikur telefonin”, ka treguar avokatja.

Ndërkohë Agim Jaku, babai i autorit, sipas saj i ka dërguar policisë pafund telefonata dhe mesazhe duke i kërkuar të shangnin ngjarjen kriminale, por blutë nuk kanë marrë asnjë masë.

“Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme.

Por s’është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës”, deklaroi ajo.

Avokatja: Prindërit e Ylber Jakut kanë një konflikt pronësie, për të kaluar në banesën e tyre. Familja e viktimës nuk e lejonte dhe kanë qenë në proces gjyqësor për 20 vite. Para dy javësh babai i të arrestuarit, Agim Jaku ka marrë në telefon policinë ka njoftuar dhe është shprehur se personi me të cilin kishte konflikt, babai i viktimës, kishte marrë një fadromë dhe po prishte rrugën që e çonte drejt shtëpisë.

I gjendur përpara këtij fakti, babai i viktimës ka shkuar në polici dhe ka thënë ‘ma hiqni Agimin ose unë hakmerrem’. Vajza që ndodhet në arrest shtëpie, ka marrë një sëpatë dhe ka dëmtuar të dy prindërit e të arrestuarit.

Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital’. Ylber Jaku punonte në Has, nuk është e vërtetë që ka ardhur nga Anglia, jo ndodhej në Has, merret me ndërtim. Kur ka shkuar tek Trauma dhe ka parë prindërit e tij në atë gjendje, sidomos nënën e tij që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë. Ka fikur telefonin. Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme.

Por sështë marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës. Vetë Ylber Jaku s’ka bërë rezistencë. Ka qenë daja i tij që ka marrë në telefon policinë, ka ardhur policia në shtëpinë e Ylber Jakut, s’ka bërë rezistencë dhe është vetëdorëzuar. Ylber Jaku ka shtetësi angleze, ka bashkëshorten angleze dhe dy vajza. Ai kërkoi në gjykatë përfaqësues të ambasadës angleze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVË PËR BLERJE VOTASH? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona
Previous article NIS SHPËRNDARJA E MATERIALEVE ZGJEDHORE NË POGRADEC/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT