• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIVORC PAS 13 VITESH MARTESË/ Vajza e Joe Biden nxjerr zbuluar partnerin e saj me të dashurën e re kapur përdore
Home
Jetë

DIVORC PAS 13 VITESH MARTESË/ Vajza e Joe Biden nxjerr zbuluar partnerin e saj me të dashurën e re kapur përdore

15 August, 2025 s.autor Jetë

Ashley Biden, vajza e ish-Presidentit amerikan Joe Biden, ka depozituar kërkesën për divorc pas 13 vitesh martesë me kirurgun plastik Dr. Howard Krein.

Lajmi vjen pak orë pas disa postimeve në rrjetet sociale, që janë interpretuar si të drejtuara ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas New York Post, në llogarinë e verifikuar të Ashley në Instagram Story, u shfaq një foto e një çifti që ecin dorë për dore, ku shkruhej: “Bashkëshorti im dhe e dashura e tij duke mbajtur duart”. Postimi ishte shoqëruar me këngën “Another” të Notorious B.I.G. dhe Lil’ Kim, në të cilën dëgjohet: “Çfarë bën kur burri yt nuk është i sinqertë? E pret shkurt dhe gjen dikë të ri?”.

Postimi u fshi pak më vonë, por u pasua nga të tjerë me tone reflektive, si një video e Ashley-t duke ecur në park me këngën “Freedom” të Beyoncé, si dhe një citat mbi këngën “Freedom Time” të Lauryn Hill: “Një jetë e re, fillime të reja, do të thotë kufij të rinj. Mënyra të reja të të qenit, që nuk do të duken apo ndihen si më parë.”

Kërkesa për divorc u depozitua në Gjykatën Familjare të Filadelfias, ku thuhet se martesa është “e prishur në mënyrë të parikuperueshme”. Ashley gjithashtu ka kërkuar mbështetje financiare ndërsa procesi është ende në shqyrtim, sipas dokumenteve të siguruara nga Radar Online.

Çifti u martua në vitin 2012, në një ceremoni që ndërthuri besimin katolik të Ashley-t dhe trashëgiminë hebraike të Krein, në kishën St. Joseph on the Brandywine në Delaware. Festimi u mbajt në vilën buzë liqenit të familjes Biden në Wilmington.

Në një intervistë për People në atë kohë, Joe Biden, atëherë në detyrën e nënkryetarit të SHBA-së, pati deklaruar me entuziazëm: “Ky është djali i duhur. Dhe ai po merr një grua të mrekullueshme.”

Ashley përmendi me mall momentet e dasmës gjatë Konventës Demokratike të vitit 2024, ku kujtoi sesi babai i saj ndihmoi personalisht në organizimin e ceremonisë, duke lëvizur me mjetin e tij John Deere për të rregulluar çdo detaj.

As Krein dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar deri më tani mbi ndarjen. Ndërkohë, mediat vijojnë të spekulojnë mbi arsyet, të nxitura nga postimet e fundit të Ashley-

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Shtyhet marrja në pyetje e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Maliq, zbulohet arsyeja
Previous article DUA LIPA "RRIT TEMPERATURAT" NË IBIZA/ Shfaq linjat perfekte duke bërë yoga

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT