• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME KOSOVËN/ Vuçiç e “çon” çështjen në Kinë: Ndryshe nga perëndimi…
Home
Rajon

DIALOGU ME KOSOVËN/ Vuçiç e “çon” çështjen në Kinë: Ndryshe nga perëndimi…

25 April, 2019 k.autor Rajon

Serbia duket se ka gjetur mirëkuptimin e Kinës dhe së shpejti edhe të Rusisë në lidhje me zgjidhjen e konfliktit të saj me Prishtinën. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit me homologun e tij kinez, Shi Xhinping, se Pekini, ndryshe nga fuqitë e mëdha të Perëndimit, gjithmonë të trajton me respekt dhe nuk të vë nën trysni. Megjithatë palët duken ende larg kompromisit kur i ndajnë vetëm katër ditë nga samiti i rëndësishëm i Berlinit ku çështja e Kosovës do të trajtohet sërish.

Çështja e dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kinës ishin temat kryesore të takimit që presidenti kinez Shi Xhinping dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, patën të enjten në Pekin.

Takimi i dy liderëve në pallatin presidencial i parapriu nisjes së forumit treditor ndërkombëtar “Një Brez, Një Rrugë”, ku shtetet pjesëmarrëse janë përkushtuar të forcojnë më tej partneritetin me palën kineze.

Nga mediet vendëse mësohet se përpara firmosjes së një sërë marrëveshjeve ekonomike dypalëshe, presidenti Vuçiç e shfrytëzoi konsultën me homologun e tij kinez për të parashtruar edhe një herë shqetësimet rreth konfliktit Kosovë-Serbi apo taksës ndaj produkteve serbe e cila ka ndërprerë bisedimet mes tyre.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se ai gjeti mirëkuptimin e homologut të tij Shi Xhinping ndërsa shtoi se qëndrimet e tij do t’i ndajë ditën e nesërme edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimet me dy liderët e fuqishëm lindorë të cilët vazhdimisht kanë mbajtur anën e Beogradit sa herë problematika Kosovë-Serbi është ngritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vjen përpara samitit që mbahet ditën e hënë në Berlin.

Edhe në këtë mbledhje të liderëve të Ballkanit është raportuar se Kosova do të jetë temë kyç e diskutimeve, por si Prishtina, edhe Beogradi janë pak optimistë për ndonjë arritje të caktuar.

Pala serbe e ka bërë të qartë se shfuqizimi i taksës maksimaliste mbetet një vijë e kuqë për vijimin e çdo negociate, ndërsa në Prishtinë kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj, edhe një ditë më parë përsëriti se qëndrimi i tij për taksën nuk ndryshon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TAKIM I MIRË PËR TË ÇUAR PËRPARA..."/ Kim Jong-un dhe Putin zotohen për lidhje më të ngushta
Previous article DISFATA NË "KUPËN E ITALISË"/ Ja sa miliona euro ka humbur Milani në rast se do të fitonin

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT