Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se Greqia nuk është goditur nga koronavirusi aq sa disa shtete të tjera, por paralajmëron se “ditë më të vështira do të vijnë”.
Në një deklaratë për media drejtuarve qytetarëve në Greqi, Micotaqis shpalosi edhe disa nga masat shtesë të qeverisë për “të mos lejuar gjunjëzimin e sistemit shëndetësor”, nga përhapja e virusit Covid-19.
Ai tha se po planifikohet shtimi i 2,000 mjekëve dhe infermierëve në sistemin shëndetësor.
“Bota tani po përballet me një krizë të paparë të shëndetit publik. Vendi ynë, deri tani, nuk është goditur aq fortë sa shtetet e tejra. Por le të mos zhgënjejmë veten; ditë m ëtë vështira do të vijnë”, tha ndër të tjera kryeministri grek Micotakis.
Ai paralajmëroi qytetarët duke i kërkuar të tregojnë kujdes të pasi sipas tij, “asnjë masë e qeverisë nuk e zëvendëson dot përgjegjësinë individuale”.
Greqia gjithashtu do të rishikojë buxhetin shtesë për të luftuar përhapjen e virusit vdekjepurrës që nga sot është shpallur pandemi globale nga OBSH.


