• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITË E TRISHTË PËR DEPUTETIN SOCIALIST/ Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Home
Breaking News

DITË E TRISHTË PËR DEPUTETIN SOCIALIST/ Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

COVID i ka marrë jetën nënës së deputetit socialist Besnik Baraj. Është vetë deputeti ai që e bën të ditur lajmin e trishtë përmes disa rrshtave prekëse në rrjete sociale, ku përshkruan momentet e fundit të nënës së tij para se të ndërronte jetë dhe kujtimet e bukura që i ka lënë ajo.

“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj. Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjithҫka që na edukoi e mësoi”, shkruan ai.

Baraj shprehet se COVID i ka ndryshuar tashmë edhe mënyrën se si mendon, ndaj u ka bërë apel të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit.

“Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot. Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!! Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja”, shton Baraj.

Shifrat e COVID në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Dje ministria e Shëndetësisë, në bilancin e 24 orëve të fundit raportoi 986 raste të reja me COVID nga 3957 testime të kryera në total dhe 19 viktima. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë prekur 106,215 qytetarë teksa Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ku këtë të shtunë u raportuan 461 raste të reja. COVID i ka marrë jetën ditën e djeshme edhe bashkëshortit të ish-deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS KEQ XHELOZIA/ Sara i mori Andin, por Jasmina merr hak direk, komenton në foton e...
Previous article HOROSKOPI 28 SHKURT/ Mos kini frikë nga ndonjë ndryshim që iu pret... Ja çfarë thonë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT