Kryeministri i vendit, Edi Rama, po ka postuar një video-story, në rrjetin e tij social të “Instagram”. Me anë të saj, ai kujton ditën ndërkombëtare të turizmit, e cila është sot. Poashtu promovon dhe arritjet në këtë sektor në vendin tonë, duke treguar shifrat të cilat ai i quan historike.
Ai ka vendosur dhe mbishikrimin në të cilin thuhet se: Shqipëria këtë vit shënoi një rekord historik me gati 5 milionë turistë, duke u cilësuar si një nga ofertat më të mira ndërkombëtare. Gushti i këtij viti 27% turistë më shumë se gushti i një viti më parë.




