Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një urim me anë të një video-mesazhi për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Kushi thotë se rinia do të jetë prioritet i qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe në vizionin ‘’Shqipëria 2030’’.
Sipas saj, është detyrë dhe përgjegjësi që mos ndalen asnjëherë përpjekjet për të rinjtë si dhe synohet rritja e standardeve të tyre.
E me të gjitha këto synojmë pa dyshim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e standardeve, por edhe pajisjen tuaj me dije e aftësi të konkurrueshme me të rinjtë e të rejat në BE. Prandaj, bashkë me ju, dhe për ju, punëve të mira të realizuara vitet e fundit, do t’i shtojmë akoma më shumë energji e politika që synojnë drejtpërdrejt progres dhe një të ardhme më të mirë këtu, në Shqipërinë tonë të dashur” – cilëson ministrja Kushi në video-mesazhin e saj.