• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISË/ Kryeson Finlanda, Shqipëria renditet e 87-ta, përmirësim i indeksit për të rinjtë
Home
Sociale

DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISË/ Kryeson Finlanda, Shqipëria renditet e 87-ta, përmirësim i indeksit për të rinjtë

20 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Finlanda kryeson sërish Raportin Botëror të Lumturisë për vitin 2024. Për të 7-in vit radhazi Finlanda renditet si vendi i parë më i lumtur në botë. Raporti mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.Vendi ynë renditet në vendin e 87 sa i përket lumturisë, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës. Sa i takon grupmoshave, Shqipëria deri në moshën 30 vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat 60 vjeç e lart indeksi e liston vendin tonë të 100-in.

Ndërkohë, Kosova renditet në vendin e 29 për indeksin e lumturisë, rritje krahasuar me një vit më parë kur ishte renditur në vendin e 34. Për grupmoshën deri në moshën 30 vjeç Kosova është renditur në vendin e 23, ndërsa për të moshuarit 60 vjeç e lart renditet në vendin e 39.

Sa i takon vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76, dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84. Greqia renditet në vendin e 58-të, Kroacia në vendin e 63 apo Italia në vendin e 42-të.

Vendet nordike kryesojnë listën si vendet më të lumtura. Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.

Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha. Studiuesit zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980. Në këtë kontekst, studiuesit argumentojnë se evropianët e rinj dhe amerikanët e veriut po kalojnë një fazë që i ngjan një “krize të moshës së mesme”.

Britania ra në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të, të cilat ranë 8 vende në krahasim me vitin 2023. Në vit më parë SHBA-të ishin në vendin e 15 ndërsa këtë vit në vendin e 23-të. Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) mbyllin 10-shen e parë. Afganistani mbetet vendi më i ulët në botë për lumturinë. Në fund renditen edhe Libani, Lesoto, Sierra Leone dhe Kongo.

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende, bazuar në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023.

20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Izraeli
6. Holanda
7. Norvegjia
8. Luksemburgu
9. Zvicra
10. Australi
11. Zelanda e Re
12. Kosta Rika
13. Kuvajti
14. Austri
15. Kanada
16. Belgjika
17. Irlanda
18. Çekia
19. Lituani
20. Mbretëria e Bashkuar

Renditja për vendet më të lumtura, Shqipëria në vendin e 87-të

Renditja për lumturinë për moshat nën 30 vjeç, Shqipëria në vendin e 66-të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Dialogu do të vazhdojë të hënën, liderët do të duhet të merren me marrëveshjen
Previous article NGA LIQENI I KOMANIT TEK SYRI I KALTËR/ Media australiane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin parajsë nën radar

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT