• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E THEMELIMIT TË HUNGARISË/ Ruçi mesazh urimi: Mirënjohje për kontributin e madh në procesin e integrimit
Home
Politikë

DITA E THEMELIMIT TË HUNGARISË/ Ruçi mesazh urimi: Mirënjohje për kontributin e madh në procesin e integrimit

20 August, 2020 s.autor Politikë

Me rastin e 20 gushtit, ditës së themelimit të shtetit të Hungarisë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit tw Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

“20 gushti i vitit 1083, Dita e themelimit të shtetit dhe Dita e Mbretit Stefan i Parë, themelues i Mbretërisë së Hungarisë, është një ngjarje e rëndësishme në historinë e kombit hungarez.

Populli shqiptar ushqen një respekt të thellë dhe ndjenja të forta miqësie më popullin hungarez. Marrëdhëniet diplomatike, të vendosura rreth një shekull më parë, në mars të vitit 1922, kanë afruar më shumë dy popujt dhe dy vendet tona.

Bashkëpunimi dypalësh midis midis Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë i mirë dhe për këtë kanë shërbyer edhe vizitat e nivelit të lartë gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet politike janë të konsoliduara dhe të qëndrueshme dhe bashkëpunimi ekonomik e tregëtar vjen duke u rritur.

Shqipëria i është mirënjohëse Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e madh në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Këshillit Europian në mars të këtij viti për çeljen e negociatave me Shqipërinë është meritë e rezultat edhe i mbështetjes së fuqishme të Qeverisë së Hungarisë, Asamblesë Kombëtare dhe Tuajës personalisht.

Gjatë muajve të fundit Hungaria, ashtu si edhe Shqipëria dhe gjithë njerëzimi, po vuan pasojat e pandemisë, të cilat fatmirësisht për popullin hungarez nuk ishin shumë të rënda, dhe tashmë gëzohemi që Hungaria po del nga kjo situatë dhe po i kthehet normalitetit.

Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi shumë i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, do të rifillojë shumë shpejt dhe përfitoj nga ky rast për të përsëritur ftesën time për një vizitë zyrtare të Shkëlqesisë Suaj në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Paralajmërojnë ekspertët amerikanë: Përgatituni si të përballeni me COVID-19 gjatë sezonit të uraganeve
Previous article ZBARDHET PLAGOSJA E 31-VJEÇARIT NË PATOS/ 5 të rinj tentuan ta rrëmbejnë me forcë dhe e qëlluan me armë zjarri

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT