• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dita e të Drejtave të Njeriut, ministri Bushati: Ligjet që do na ndihmojnë për më shumë liri në vend
Home
Shqipëri

Dita e të Drejtave të Njeriut, ministri Bushati: Ligjet që do na ndihmojnë për më shumë liri në vend

10 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Deklaratë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Edhe për ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut” e bën 10 dhjetorin një moment të veçantë në kalendar.

“Sfidat e ndryshme, së pari ato në fushën e sigurisë, vështirësitë ekonomike apo rritmet e zhvillimeve ndërkombëtare vazhdojnë të venë në sprovë shkallën e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut,” shkruan ai në Facebook.

Bushati thotë se në Shqipëri, zbatimi i reformës së thellë në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend.

Statusi i plotë

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave te Njeriut, përbën një moment të veçantë në kalendarin tonë. Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi.

Sfidat e ndryshme, së pari ato në fushën e sigurisë, vështirësitë ekonomike apo rritmet e zhvillimeve ndërkombëtare vazhdojnë të venë në sprovë shkallën e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Çmimi që shoqëritë kanë paguar dhe përpjekjet e mëdha për liri dhe demokraci nuk duhet të lejojnë asnjë erozion të tëdrejtave të individit. Historia ka treguar se kudo, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik garantohen realisht vetëm nga demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut.

Pikërisht këtë synojmë të arrijmë edhe në Shqipëri: zbatimi i reformës së thellë në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend. Po ashtu, miratimi së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga insturmentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropaine.

Këtë vit Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj të parë si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gjatë të cilit kontribuoi, se bashku me vendet partnere për të nxitur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në botë.

Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmirësuar instrumentat që garantojnë të drejtat dhe liritë shoqërore e individuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 4 shenjat më jobesnike të Zodiakut. Zbuloni nëse jeni një prej tyre
Previous article Nëse nuk e keni një ide, po ju tregojmë 18 baret më të bukura të hoteleve në botë (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT