• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E SIGURISË USHQIMORE/ Rama: Disa histori njerëzish pune, vlejnë më shumë se njëmijë fjalë
Home
Politikë

DITA E SIGURISË USHQIMORE/ Rama: Disa histori njerëzish pune, vlejnë më shumë se njëmijë fjalë

7 June, 2020 F.autor Politikë

Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore, Kryeministri Edi Rama ka sjell disa histori suksesi nga fermerët shqiptarë të cilët në fokus të punës së tyre përgjatë zinxhirit ushqimor kanë veçanërisht sigurinë ushqimore.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore, disa histori njerëzish pune, Valbona, Olsi, Doriani, Agroni, Natasha, vlejnë më shumë se njëmijë fjalë. Bashkë për sigurinë ushqimore edhe përmes projektit të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare”, shprehet Rama.

Olsi Hamallaj i cili kultivon luleshtrydhe shprehet se “ndonjëherë të mbjellat e mia kanë nevojë për mbrojtje ndaj dëmtuesve. Nëse duhet të përdor patjetër një pesticide, marr gjithmonë parasysh, që këto luleshtrydhe do të konsumohen edhe nga familjarët e mi”.

Valbona Tozaj e cila ka një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Lushnje, shprehet se “puna jonë bazohet në grumbullimin dhe shitjen e produkteve bujqësore në mënyrë të sigurt”.

“Është një punë që ka përgjegjësi të madhe, megjithatë mua më jep shumë kënaqësi kur arrij t’i jap konsumatorëve, fruta të freskëta sikur t’i kisha për veten time”, shprehet ajo.

Ndërsa Dorian Denaj, teknolog në një fabrikë të përpunimit të qumështit në Tiranë, shprehet se “qumështi është dhuratë e natyrës, është i pastër, i ushqyeshëm, i shëndetshëm. Ne jemi krenarë për kujdesin për qumështin tonë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ushqyerjes së bagëtisë, pastrimit dhe kontrollit të dyfishtë, në mënyrë që konsumatorët të ngelen të kënaqur me produktin tonë”.

Edhe një prej tregtarëve të mishit në kryeqytet, Agron Allgjata shprehet se “punoj fort çdo ditë që mishi që shes të jetë i sigurt, cilësor dhe i kontrolluar nga të gjitha hallkat, nga ferma deri në tavolinë”.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca thotë se “Shqipërisë i duhet një zinxhir ushqimor i fortë, në përputhje me standardet e vendosura nga shtetet anëtare të BE-së. Përshtatja dhe zbatimi i standardeve të BE-së do të rrisë nivelin e mbrojtjes për konsumatorët, do të ndihmojë sipërmarrjet shqiptare për të qenë më konkurrentë dhe për të eksploruar prodhimet e tyre dhe do të krijojë më tepër besim në publik se institucionet shqiptare janë të përkushtuara ndaj anëtarësimit në BE. Bashkimi Europian po e mbështet Shqipërinë që t’i arrijë këto objektiva të rëndësishme duke përforcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të autoriteteve shqiptare dhe duke ofruar mbështetje domethënëse në sektorin e agrobiznesit me investime moderne përmes fondeve IPARD. Le të punojmë së bashku për sigurinë ushqimore”.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi thotë se ‘ ushqimi i sigurt është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka një rol thelbësor në monitorimin e prodhuesve dhe tregjeve ku konsumatorët blejnë produktet e tyre. Ne kemi përgjegjësinë kryesore dhe kemi bërë shumë për të forcuar kontrollet dhe rritur standardet, por çështja e sigurisë ushqimore është një çështje e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. Ndaj edhe ju si konsumatorë duhet të merrni rol aktiv për të ndihmuar prodhueset të rrisin cilësinë dhe të na ndihmoni edhe ne për të bërë më mirë punën tonë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA PËR MESUESIT/ Mimi Kodheli reagon sërish: Unë kam të drejtën të indinjohem
Previous article HARTA/ 14 raste me koronavirus në 24 orë, shkon në 1246 numri i të prekurve

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT