Me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, ka apeluar për më shumë shpresë, paqe dhe dashuri.
Imzot George Frendo, ka kujtuar rolin dhe veprën e Nënë Terezës në jetën e çdo shqiptari dhe gjithë botës. Imzot George Frendo, u ndal dhe tek çështja e kriminalitetit në qytetin e Shkodrës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve dhe politikës, që të kuptojnë rolin e besimit, që sipas tij, ka fuqinë të ndryshojë zemrat.
“Është ditë jo vetëm për katolikët, por për të gjithë shqiptarët. Vlera e saj nuk vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën.”-thotë Imzot George Frendo.


