• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E PESTË  E LUFTËS/ Imazhet satelitore tregojnë kolonën ushtarake mbi 3 milje të gjatë në rrugën për në Kiev. Rusia pushton një tjetër qytet ukrainas
Home
Nderkombetare

DITA E PESTË E LUFTËS/ Imazhet satelitore tregojnë kolonën ushtarake mbi 3 milje të gjatë në rrugën për në Kiev. Rusia pushton një tjetër qytet ukrainas

28 February, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), tregojnë një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.

foto galeri

Ato përmbanin qindra automjete ushtarake, duke u drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv dhe duke lëvizur në drejtim të Kiev – afërsisht 40 milje larg.

Sipas Fox News, kolona shtrihej për më shumë se 3.25 milje dhe përmbante karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara si tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, artileri vetëlëvizëse.

foto galeri

Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Kyiv ka folur për Associated Press dhe ka thënë se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëvenëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, citohet të ketë thënë ai. “Për momentin ne jemi të rrethuar”.

Ndërkohë qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti i cili ka bërë të ditur se trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë.

Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00. Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm. Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv,” tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË TRONDITUR NGA LUFTA"/ Rrëfimet e ukrainasve që largohen nga vendi: S’e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen
Previous article SULMI I UKRAINËS ËSHTË LUFTA E VLADIMIR PUTIN/ A do t’i aktivizojë presidenti i Rusisë armët bërthamore?

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT