Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë edhe këtë të hënë në orën 17:00 kundër rritjes së çmimeve.
Kjo është dita e gjashtë e tubimit të qytetarëve.
Protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe më pas ata marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë.
Të dielën qytetarët u mblodhën sërish dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.