• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E FUNDIT E FUSHATËS/ Mitsotakis kërkon votat me moton e Ramës: Do të shkojmë përpara apo prapa?
Home
Rajon

DITA E FUNDIT E FUSHATËS/ Mitsotakis kërkon votat me moton e Ramës: Do të shkojmë përpara apo prapa?

20 May, 2023 s.autor Rajon

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti tubimin e tij të fundit të fushatës në Athinë, për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare.

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve me pamje nga Akropoli, Mitsotakis u kërkoi votën për të vazhduar duke ecur përpara për vendin. Ashtu si homologu i tij në Shqipëri Edi Rama edhe Mitsotakis zgjodhi të njëjtën moto për këto zgjedhje.

“Kë doni për kryeministër të këtij vendi? Kështu do të përgjigjen qytetarët. A duam që Demokracia e Re të vazhdojë punën e saj? Po? Ose jo? Zgjedhja është nëse do të shkojmë përpara apo do të shkojmë prapa. Unë personalisht kam bërë një bilanc të këtyre katër viteve, kam parë sukseset dhe dobësitë tona, kam peshuar veten dhe përgjegjësitë e mia në pasqyrë. Mund t’ju shikoj në sy dhe të them me gjithë sinqeritet se unë po përpiqem. Meqë është detyra ime, i kam dhënë shpirtin përgjegjësisë që më dhatë për të qeverisur vendin dhe këtë do të vazhdoj të bëj”.

Mbështetësit e tij u shprehën se Mitsotakis është i vetmi kryeministër që është përballur me kaq shumë kriza që asnjë kryeministër tjetër nuk i ka parë më herët. Disa prej tyre deklaruan votën pro tij.

Do t’ju them pse votoj për Kyriakos Mitsotakis. Për politikën e tij të jashtme, për forcimin e aleancave të vendit tonë, për politikën e emigracionit, për pengimin e hyrjes së 300 mijë emigrantëve të paligjshëm, për politikën e tij ekonomike, për uljen e papunësisë, për uljen e taksave, për rritjen e pagave. Kjo është arsyeja pse. Gjatë gjithë këtij katërvjeçari atë që Mitsotakis premtoi në 2019 ai e zbatoi. Ai mendoj se ka bërë shumë mirë dhe duhet t’i japim një shans të dytë”.

Partia e tij Demokracia e Re kryeson mbi partinë e majtë Syriza në sondazhet e zhvilluara. Por zgjedhjet e së dielës sipas mediave mund të mos nxjerrin një fitues të drejtpërdrejtë.

Një votim i dytë mund të zhvillohet në fillim të Korrikut, nëse nuk krijohet një koalicion, të cilin Mitsotakis tha se do të preferonte ta shmangte.

Në mesin e kandidatëve të shumtë në zgjedhjet parlamentare qytetarët grekë do të kenë mundësinë që në fletët e votimit të zgjedhin edhe 7 kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglën e forcave të ndryshme politike në këtë vend.

Mitsotakis erdhi në pushtet në vitin 2019, duke zëvendësuar liderin e partisë së majtë Syriza Alexis Tsipras të cilin do ta takojë sërish në kutitë e votimit të dielën.

Gjatë mandatit të tij katërvjeçar, ai ka mbajtur gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër ndaj mosmarrëveshjeve me Turqinë mbi refugjatët dhe kufijtë detarë dhe ka forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ka mbështetur ushtarakisht Ukrainën.

Ai i mbijetoi mocioneve të paraqitura nga opozita e majtë, duke përfshirë një skandal përgjimi, dhe u përball me zemërimin e publikut pas aksidentit në Tempes ku humbën jetën 57 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I PAZAKONTË NË EVROPË/ Italia dhe Kroacia përmbyten, ndërsa Spanja përfshihet nga zjarret
Previous article U PËRPLAS PËR VDEKJE ME MAKINË NË LEZHË/ Identifikohet viktima (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT