Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga sheshi “Skënderbej” përcolli nderime për figurat e shtetit shqiptar, të cilët me sakrificë arritën të shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë 106 vite më parë.
Mes tjerash Veliaj deklaroi se himni dhe flamuri shqiptar nuk është thjesht një këngë apo disa vargje me rimë, por një emocion që ka frymëzuar shqiptarët në histori.
Gjatë ceremonisë, drejt qiellit u lëshuan me qindra tollumbace kuq e zi, shoqëruar me brohoritje e duartrokitje duke krijuar një atmosferë mjaft festive.




