Kryeministri Rama ka qenë përsëri paraditen e sotme në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku ka nisur vaksinimi i 60 persona të tjerë, kryesisht epidemiologë dhe infermierë të spitaleve Covid.
Nga pamjet që shpërndan kryeministri Rama, shefja e Programit të Vaksinimit bashkmë me Silva Binon e ISHP, i tregojnë frigoriferin ku mbahen vaksinat anti-Covid-19, në ambientet e stadiumit.
Teksa ato nxjerrin një flakon të vaksinës nga frigoriferi, në etiketën e tij lexohet emri i kompanisë që e ka prodhuar, Pfizer, dhe disa instruksione përdorimi, në anglisht.


